Bota

Përplasen trenat me shpejtësi të lartë në Spanjë, raportime për të plagosur, pezullohet linja Madrid-Andaluzi

Përplasen trenat me shpejtësi të lartë në Spanjë,

Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar pezullimin e qarkullimit në linjën hekurudhore që lidh Madridin me rajonin e Andaluzisë, në jug të vendit. Mediat spanjolle raportojnë për persona të lënduar, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje.

Lajmi u bë i ditur nga kompania hekurudhore spanjolle ADIF, e cila njoftoi në rrjetin social X se trafiku në linjën Madrid–Andaluzi ishte pezulluar pas një përplasjeje të raportuar mes trenit dhe një automjeti përpara tij, pa dhënë fillimisht detaje të mëtejshme. Gazeta spanjolle El País raportoi se dëshmitarët kishin njoftuar për persona të lënduar. Sipas të njëjtit burim, dyshohet se dy vagonë dolën nga shinat dhe përfunduan në një zonë pranë linjës hekurudhore.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 09:00, sipas orës lokale, në zonën mes qyteteve Los Yébenes dhe Urda, në provincën e Toledos. Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kishin dhënë një bilanc zyrtar të të lënduarve, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...