Aktualitet

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, zbardhet dosja hetimore e operacionit në Korçë/ Violand Braçellari hapi zjarr menjëherë drejt policëve

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, zbardhet dosja hetimore e operacionit në

Janë zbardhur detaje nga momentet e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Korçës, Enea Mekolli, dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, efektivi Mekolli nuk ka shkrepur asnjë plumb nga kallashnikovi i tij, pasi është qëlluar nga autori Violand Braçellari menjëherë sapo ky i fundit e ka parë atë ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes Braçellarit dhe efektivëve të tjerë të policisë.

Sipas dosjes hetimore plani operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e Violandit.

Sipas tij Violandi qëndronte tek stallat e bagëtive dhe se dispononte armë automatik dhe një armë gjuetie.

Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes rreth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas.

Është bërë rrethimi i ndërtesave, pasi aty kishte disa ndërtesa.

Më tej shpjegohet se pa u bërë mirë rrethimi, Violand Braçellari ka nisur të shtënat në drejtim të punonjëse të policisë.

Për pasojë është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Enea Mekolli dhe është plagosur punonjësi i policisë Edison Adri.

“Shtetasi Violand Braçellari ka tentuar të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe është kapur disa metra poshtë stallave.Në afërsi të vendit ku është kapur ky shtetas gjendej një armë automatike model 56, kalibri 7.62mm, e cila ishte e boshatisur dhe nuk kishte fishekë. Arma u konstatuar me qytën e vendosur, bajonetën në pozicionin e mbyllur, thuprën dhe një fragment material najloni, i cili imiton rripin e armës. Në një segment të tij, në një gjatësi 10 cm, litari paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë të ngjashme me atë të gjakut. Arma ka të vendosur një krëhër me kapacitet 30 fishekë, ku në pjesën e brendshme të tij paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut. Leva e ndërrimit të llojit të zjarrit është në pozicionin e qitjes tek tek. Pasi është hequr krehri është konstatuar se në brendësi të tij nuk ka fishekë. Në krahun e majtë, në trupin metalik gjendet i stampuar numri 5617076736. Gjithashtu, në këtë vend janë gjetur dy njolla të kuqërremtë si ato të gjakut, nga të cilat janë marrë mostër për ekspertim biologjik. Po kështu nga kontrolli i vendit aty afër është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy gëzhojave model 56, kalibri 7.62mm, të cilat paraqisnin shenjën e gjilpërës së armës që e ka qitur atë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në dosjen hetimore.

Më tej, në afërsi të dy stallave me mur tulle të bagëtive është gjendur një bluzë me mëngë të shkurtra, me ngjyrë të bardhë, me dëmtime të shumta në trajtë grisje dhe njolla të kuqërremta si ato të gjakut. Gjithashtu, në vend në distancat e përcaktuara në këqyrje është konstatuar edhe një gëzhojë arme zjarri me karakteristikat e atyre të përshkuara më lartë. Në afërsi të stallës së dytë janë konstatuar edhe 3 gëzhoja arme zjarri, të ngjashme dhe karakteristika si ato më lartë me markeriim këto gëzhoja 539-k. Po aty në afërsi janë konstatuar edhe 3 gëzhoja të tjera arme zjarri, me karakteristika të ngjashme si ato më lartë.

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes është konstatuar se kufoma e punonjësit të Policisë Enea Mekolli gjendet rreth 8 metra nga muri i stallës së fundit të bagëtive në tokë dhe nga këqyrja në vend është konstatuar se kishte dëmtime në pjesën e kokës, qafës, në vesh, në pjesën e gjoksit dhe në këmbë.

Të gjitha këto dëmtime janë të ngjashme si ato të shkaktuara nga predhë arme zjarri. Ai paraqitej i veshur me uniformë policie dhe jelek antiplumb, i cili paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shirit varës tek supat.

Po kështu në trupin e viktimës është gjetur i mbështetur dhe arma automatike që kishte për operacionin, me krëhër me kapacitet 30 fishekë ku brenda tij gjendeshin 29 fishekë dhe një fishek gjendej në folenë e fishekut në automatik, gjë që tregon se ky shtetas nuk ka qëlluar me armë fare. Në vijim, kufoma është transportuar për në morgun e Spitalit Korçë, për këqyrje dhe ekzaminime më të hollësishme. Pas lëvizjes së kufomës, është konstatuar në pjesën që korrespondon me kokën një pellg me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut me diametër 40 cm.

Në vazhdim të këqyrjes është konstatuar se dritarja anësore e stallës së parë gjendej e hapur dhe rrjeta e telit të saj e shqyer dhe e varur në pjesën e jashtme, gjë që tregon se prej aty ka dalë personi. Që nga kjo anë e stallës, në cepin e përparmë të kësaj ane të stallës, në anën anësore të pasme dhe në anën anësore të stallës së dytë që ndodhet pothuajse ngjitur me të dhe në vazhdim të rrugës deri ku është kapur autori janë gjendur disa gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat sipas këqyrjes kanë pothuajse të gjitha të njëjtat numra markerimi dhe që dyshohet se janë qitur të gjitha nga e njëjta armë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në pjesën përpara stallës së parë nga poshtë në sheshin e mbuluar me mbetje të ndryshme si pleh, kashtë dhe mbeturina të tjera, janë gjendur gjithashtu shumë gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat janë të përqendruara më tepër në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë dhe që korrespondon me vendin ku kanë qenë të pozicionuar punonjësit e policisë.

Përpara kësaj stalle dhe pikërisht pothuajse përballë me një derë hyrëse që ka ajo, nga ana e poshtme gjendet një armë automatike me tytë të gjatë model 56, kalibri 7.62mm, me krehër me kapacitet mbajtës 30 fishekë dhe që në brendësi të tij janë gjendur 23 fishekë dhe një fishekë tjetër është gjendur në folenë e fishekut në armë, gjë që tregon se nga kjo armë është kryer qitje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që mendohet se i përket punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri. Pikërisht në këtë vend është gjetur edhe një këmishë predhe armë zjarri me formë të çrregullt, me ngjyrë metal bakri, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pak metra më tutje në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë në tokë është gjetur një jelek antiplumb tjetër, i cili paraqitej pa dëmtime, por i ndotur masivisht me lëndë të kuqërremtë e ngjashme me gjakun, si dhe një radio dore policie edhe kjo e ndotur me gjak, të cilat i përkasin punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri, edhe këto sende janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vazhdim të këqyrjes në këtë anë janë gjendur dhe sekuestruar gëzhojat e fishekëve model 56, kalibri 7.62mm të gjendura në sipërfaqen e tokës, të cilat janë sekuestruar të gjitha në cilësinë e provës materiale.

Në pjesën e pasme ana e majtë e stallës së parë dhe para murit të anës së majtë të stallës së dytë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, ngjyrë metalike bronzi, kalibri 9 mm, me mbishkrim në pjesën fundore GECP 9mm LUGGER, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale në lidhje me ngjarjen.

Në momentin e këqyrjes në anën e majtë kur e sheh përballë nga poshtë në tokë gjenden të vendosur gjithsej 5 armë zjarri me tytë të gjatë, si dhe 5 jelek antiplumb të ndotur me gjak dhe e baltë, të cilat janë armët e punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe të gjitha këto armë dhe jelekët janë sekuestruar për t’ju nënshtruar ekspertimit balistik në lidhje me ngjarjen.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë