Aktualitet

DW: Proces i rregullt zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

DW: Proces i rregullt zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

KOSOVË- Që nga ora shtatë e mëngjesit u hapën qendrat e votimit në të gjithë territorin e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të tretat me radhë brenda 16 muajve. Synimi, për të zhbllokuar krizën institucionale.

Pjesëmarrja në votime deri në mesditë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është pak mbi 8 përqind, pjesëmarrje kjo akoma e ulët, por, fluksi më i madh pritet gjatë pasdites. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes, ndërsa, rezultatet preliminare të votimit, varësisht nga dinamika e numërimit të votave priten diku rreth mesnatës.

KQZ: Votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme
"Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve. Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme”, tha kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi. Votimi normalisht po zhvillohet edhe në veriun e Kosovës e banuar me shumicë serbe, ndonëse, vëzhguesit lokal, kanë evidentuar turma të organizuara që kanë shkuar të votojnë pranë qendrave të votimit, sikundër flamuj të Serbisë të vendosur në disa shkolla ku zhvillohet votimi. Votimi i organizuar dhe flamujt e shteteve tjera ndalohen sipas rregullave të zgjedhjeve.

Sipas listës së votuesve tashmë të miratuar nga KQZ-ja, të drejtë vote kanë pak mbi dy milionë qytetarë, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit po zhvillohet në 949 qendra të votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime. Në garë zgjedhore janë 23 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje garon në koalicion me tri subjekte të vogla, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, ndërsa tri partitë kryesore opozitare shqiptare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, garojnë të vetme.

E vetme garon edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Pjesë e garës është edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tashmë i prin listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishte para mandatit presidencial vetë Osmani.

Dita e zgjedhjeve llogaritet heshtje zgjedhore, dhe nuk lejohen thirrjet për të votuar një subjekt të caktuar politik. Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. "Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Unë ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, si dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu.

Policia e Kosovës nga ana e saj, po siguron mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Edhe kësaj here, zgjedhjet do të vëzhgohen nga qindra vëzhgues vendorë, por do të ketë pak vëzhgues ndërkombëtarë, për faktin që, sipas zyrtarëve të BE-së, për shkak të kohës së shkurtër nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë një mision vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Megjithatë, 500 vëzhgues të zgjedhjeve prezent në 500 vendvotime janë angazhuar vetëm nga rrjeti më i madh i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV). "Gjatë ditës së sotme ata do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga hapja e vendvotimeve deri në mbyllje të procesit të numërimit të votave për subjektet politike. Me theks, ata do të përcjellin respektimin e procedurave të votimit dhe numërimit, garantimin e fshehtësisë së votës dhe qasjes së barabartë në votim për të gjithë qytetarët - sipas standardeve ndërkombëtare për vëzhgim të pavarur dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e DNV-së, duke iu bërë një thirrje të veçantë 16,934 votuesve që votojnë për herë të parë: "vota juaj, më shumë se një e drejtë – është zëri juaj në vendimmarrje”.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkaq, kërkoi nga të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre angazhim për një proces zgjedhor paqësor, të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës. Kjo thirrje, sipas BE-së, "thekson rëndësinë e garantimit të një votimi të lirë, duke shmangur çdo ndërhyrje, presion apo manipulim që mund të cenojë vullnetin e lirë të qytetarëve”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë janë të tretat me radhë vetëm brenda 16 muajve të fundit dhe mbahen pas krizave të njëpasnjëshme politike dhe mungesës së konsensusit ndërmjet partive për emrin e presidentes/it. Analistët politikë, ndërkaq, mbajtjen kaq shpesh të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë e vlerësojnë të dëmshme për vendin sa i përket zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, ndërsa fajin ua hedhin partive politike të cilat, sipas tyre, kanë dështuar të ndërtojnë klimë konsensusi për vendime nacionale./DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë