TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut Tiranë. Në këtë qark, 19 mandate janë për Partinë Socialiste, 13 për Partinë Demokratike-ASHM, 2 për Partinë Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.
Për këtë Celibashi tha se deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara.
"Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s' janë më kandidatë prej cilës datë", tha Celibashi.
Për këtë Prethi u përgjigje se kandidatët kanë dhënë dorëheqjen që më 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Ajo tha se duan kërkesë me shkrim për Kordhonin. Ajo shtoi se kanë konstatuar firma të ndryshme dhe se u rezulton që dokumentet e kandidimit nuk janë firmosura nga ai.
"Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij. Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet", tha Prethi.
Nga ana tjetër Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka depozituar kërkesë në KQZ për dorëheqjen e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur. Mësohet se Kryetari i PSD-së ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur dhe ka bërë kërkesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura, duke i kaluar tek listat e hapura. Edhe kjo kërkesë si edhe ajo e "Shqipëria Bëhet" janë shtyrë për shqyrtim në një moment tjetër.
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja
Erion Braçe
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Olta Xhaçka
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi
Partia Mundësia: 2 mandate
Agron Shehaj
Erald Kapri