Mix 2 Mix

“Nuk më besohej”/ Albin Kurti i emocionuar pas ftesës së shkrimtarit me famë botërore | Gazeta Shqip

“Nuk më besohej”/ Albin Kurti i emocionuar pas ftesës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur në një takim nga nobelisti turk Orhan Pamuk. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti nuk e fsheh gëzimin dhe padurimin për të takuar Pamuk, i cili sipas tij i ka shfaqur një interes të madh, për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin në tërësi.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti në postimin e tij.

Pamuk është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj turk, i nderuar me çmimin Nobel për letërsi në vitin 2006, ndërsa është autor i dhjetra veprave.

Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëmdimore Nisantasi.

Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, Stambolli, nga fëmijëria deri në moshën 22 vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist. Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t’u bërë arkitekt dhe artist.

Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar. Në moshën 23 vjeçare Pamuk vendosi të bëhet shkrimtar dhe duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër, u tërhoq në apartamentin e tij dhe filloi të shkruajë.

Romani i parë, Xhevdet Beu dhe të Bijtë u publikua shtatë vjet më vonë më 1982. Romani është mbi historinë e tre gjeneratave të një familjeje të pasur të Stambollit që jeton në Nisantasi, lagjja e Stambollit ku banonte edhe Pamuk.

Romani fitoi njëkohësisht çmimet letrare Ohran Kemal dhe Milliyet. Njëvit më vonë, Pamuk publikoi romanin Shtëpia e Heshtjes, i cili në përkthimin në gjuhën frënge fitoi më 1991 Prix de la découverte européene.

Kështjella e Bardhë ( 1985) mbi mosmarrëveshjet dhe miqësinë mes një skllavi venecian dhe një studiuesi Osman, u publikua në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera nga viti 1990 e më pas, duke i sjellë Pamuk famë ndërkombëtare.

Në të njëjtin vit Pamuk shkoi në Amerikë si studiues i ftuar në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Atje ai shkroi shumicën e romanit të tij Libri i Zi, në të cilin rrugët, e shkuara, pasioni dhe përshkrimi i Stambollit përshkruhen përmes historisë së një juristi që po kërkon për gruan e tij të humbur.

Romani u publikua në Turqi më 1990 dhe përkthimi në frëngjisht fitoi Prix France Culture.  Libri i Zi zgjeroi famën e Pamuk si në Turqi, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare si shkrimtar që ishte njëkohësisht popullor dhe eksperimental dhe i aftë për të shkruar mbi të shkuarën dhe të tashmene të njëjtin intensitet.

Nga mesi i viteve 1990, Pamuk mbajti një qëndrim kritik ndaj shtetit turk në artikuj mbi të drejtat e njeriut dhe lirisë së mendimit por shprehu shumë pak interes për politikën e vendit. Bora, të cilin ai e përshkroi vetë si “romani i tij i parë dhe i fundit politik” u publikua në vitin 2002. Në këtë libër të vendosur në qytetin e vogël të Karsit në Turqinë verilindore, ai eksperimentoi me një lloj të ti “romani politik,” duke treguar historinë e dhunës dhe tensioneve mes islamizmit politik, ushtarëve, laikëve dhe nacionalistëve kurd e turq. Bora u zgjodh si një nga 100 librat më të mirë të vitit 2004 nga The New York Times. Më 1999 një përzgjedhje artikujsh mbi letërsinë dhe kulturën të shkruar për gazetat dhe revistat në Turqi dhe jashtë vendit, bashkë me një përzgjedhje shkrimesh nga ditari i tij privat, u publikuan nën titullin “Ngjyra të Tjera”.

Orhan Pamuk është një autor i përkthyer në 63 gjuhë. Pamukut iu dha Çmimi i Paqes, që konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e kulturës në vitin 2005. Në vitin 2006 revista Time e zgjodhi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Po atë vit ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, ku ishte personi i dytë më i ri në histori që mori këtë çmim.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë