Aktualitet

“Do të shkojmë sërish në Kushtetuese”/ Profesionistët e lirë kundër uljes së pragut të TVSH-së, Braçe përplaset me avokatin Alushaj në komision

“Do të shkojmë sërish në Kushtetuese”/

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, avokati Lulzim Alushaj, përfaqësues i Aleancës së Profesioneve të Lira, kërkoi që qeveria të rishikojë propozimin, duke kujtuar edhe betejën e mëparshme ligjore për tatimin mbi të ardhurat e profesionistëve të lirë, të cilën e fituan në Gjykatën Kushtetuese.

“Ulja e menjëhershme dhe kaq drastike e pragut do të prekë një pjesë të profesioneve të lira. Sa do të mbledhë qeveria nga ulja e pragut dhe çfarë impakti ka kjo te profesionet e lira? Nëse ky ligj kalon në këtë formë, ka disa mangësi që duhen goditur në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Alushaj.

Sipas tij, përfshirja në skemën e TVSH-së do të godasë veçanërisht profesionistët që ofrojnë shërbime, si avokatët, dentistët dhe audituesit, pasi rritja e kostos nuk mund t’i transferohet gjithmonë konsumatorit.

“Një rritje e menjëhershme me 21% në formulën e TVSH-së do të ndikonte direkt në të ardhurat e profesionistëve, sepse sapo u çliruan nga një barrë në vitin 2024, nga tatimi mbi të ardhurat, u erdhi një goditje e dytë, që është futja në skemën e TVSH-së”, tha ai.

Alushaj ngriti shqetësime edhe për efektin prapaveprues që, sipas tij, kanë ndryshimet e propozuara për TVSH-në dhe dividendin, duke argumentuar se cenojnë sigurinë juridike.

“Ligji i dividendit është me efekt prapaveprues dhe ligji i TVSH-së me efekt prapaveprues. Të dy janë në shkelje të plotë të Kushtetutës. Në këtë ne kërkojmë të keni një lloj reflektimi”, u shpreh avokati.

Ai paralajmëroi se profesionistët e lirë janë të gatshëm të ndjekin të njëjtën rrugë ligjore si në rastin e tatimit mbi të ardhurat: “ Nëse ky ligj kalon në këtë formë, ka disa mangësi që duhen goditur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Alushaj, duke kërkuar reflektim nga ligjvënësit

Ndërkohë, kontabilisti Artur Papajani paralajmëroi se ulja e pragut të TVSH-së mund të nxisë informalitetin, në vend që ta luftojë atë.

“Kjo shpejtësi e ndryshimit të pragut, me amplitudë të çuditshme, nuk e kemi parë në shtete të tjera. Kaluam nga 2 milionë direkt në 10 milionë, nga 10 në 5 milionë dhe kjo sjell pasoja te numri i tatimpaguesve”, deklaroi Papajani.

Ai kundërshtoi argumentin se ulja e pragut do të ndihmojë në luftën kundër informalitetit, duke theksuar se bizneset që preken janë subjekte të regjistruara.

“Nuk ka lidhje fare me informalitetin pragu, sepse të gjitha ato që kalojnë në prag janë biznese formale, të regjistruara. Duke i rikthyer prapë, do të tentojnë informalitetin, do të tentojnë të copëzojnë xhiron dhe kjo nuk është në të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Papajani propozoi që pragu i TVSH-së të vendoset në 8 milionë lekë, duke iu referuar përllogaritjeve që, sipas tij, janë bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ai kërkoi gjithashtu që të vlerësohen kostot që do të kenë bizneset dhe administrata tatimore nga zbatimi i skemës së re.

Sipas tij, ndryshimi i pragut rrezikon të prekë edhe një pjesë të fermerëve, të cilët mund të humbasin përfitimet nga skema e kompensimit.

Avokati Alushaj kundërshtoi edhe pretendimin se administrata tatimore është e përgatitur për zbatimin e ndryshimeve, duke përmendur gjobat e pajustifikuara, moskthimin e përgjigjeve dhe shtyrjen e afateve.

Diskutimet për ndryshimet fiskale u shoqëruan edhe me një debat mes avokatit Lulzim Alushaj dhe deputetit socialist Erion Braçe.

“Ne nuk jemi gati, biznesi shqiptar, profesionet e lira nuk janë gati që çdo dy vite, çdo qeveri e këtij vendi të ndryshojë ligjet fiskale. Ligji i fundit mbi tatimin e të ardhurave ishte ndryshuar, kur ne e studiuam, 48 herë. Në një vend si Shqipëria, të ndryshosh një ligj mbi tatimin e të ardhurave 48 herë është shumë. Ligji i TVSH-së që ju keni përpara është aprovuar para dy viteve, është hera e katërt që po modifikohet. Kjo nuk jep siguri juridike, jo vetëm subjekteve, por as investitorëve, askujt. Kjo duhet parë në një kuadër pak më të gjerë, përveç faktit që po mbingarkohemi me tatime dhe TVSH “, vijoi diskutimin per paketën fiskale Alushaj.

“Qytetarët të kanë votuar, zotëri, dhe duhet të jeni korrekt me atë që thoni. Tatimet nuk janë gati për të bërë këtë reformë. Modifikoni shtetin, se e keni për ibret. Shteti që kemi ne sot është për ibret”, iu drejtua Alushaj deputetit socialist.

“Mos më trego mua qytetarin”, iu përgjigj Braçe.

Debati vijoi edhe për mënyrën e drejtimit të diskutimit, ndërsa Alushaj kundërshtoi ndërprerjen e fjalës.

“Jo, nuk e mbyll mikrofonin unë, se nuk e drejtoni ju seancën”, tha avokati.

“Shiko, që të jesh i qartë ti, unë nuk kam shtet privat. Shtetin ku operon dhe bën para ti, atë shtet kam edhe unë. Unë marr rrogë, nuk bëj para si ty. Unë kam profesionin bujk. Bujk kam profesionin. Por, që ta kuptosh herë tjetër, këtë lloj arrogance mos e përdor kund. Kush je ti që jep këshilla?”, iu përgjigj Braçe.

 

 

Top Channel

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë