Aktualitet

Debat te ‘Ligjet’/ Korreshi: Këto SH.A-të që kanë detyrime dhe s’përdorin fondet pse s’iu vendoset dryni siç parashikon ligji? Përgjigja e ministrisë së Financave

Debat te ‘Ligjet’/ Korreshi: Këto SH.A-të që

Gjatë diskutimit të projektligjit për pasqyrat financiare, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti shqetësimin për SH.A-të shtetërore që, sipas tij, kanë detyrime të pashlyera ndaj tatimeve dhe nuk përdorin fondet e vëna në dispozicion, duke kërkuar zbatimin e ligjit për subjektet me bilance negative. Ai solli si shembull rastin e Bashkisë së Lushnjës dhe detyrimet prej 400 milionë lekësh të një shoqërie aksionare.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Financave argumentoi se shoqëritë aksionare ndjekin rregullat e kontabilitetit të sektorit privat, ndërsa fondet e pashpenzuara riplanifikohen për vitin pasardhës. Ai shtoi se në Ministrinë e Financave funksionon një drejtori që monitoron performancën e institucioneve.

Përgjigjja nuk e bindi Korreshin, i cili vijoi kritikat, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kontrollohen këto shoqëri dhe përdoren fondet publike.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Ky projektligj për pasqyrat financiare do t’i përkasë dhe SH.A-ve shtetërore që kanë ato kooperim bashki-qivirri?

Ndërhyrje nga salla

Korreshi: Po dale të pyes se tani injorantë jemi ne, për SH.A-të shtetërore thashë.

Ndërhyrje nga salla

Korreshi: I kanë e? S’i ka ajo e Lushnjës, aman o Damian të keqen vëllai.

Flet Damian Gjiknuri pa mikrofon

Korreshi: Po mirë mor burrë, ne s’jemi kaq të emancipuar sa ju të Tiranës, më lër ta ngas, po fajin e kemi ne që ju bëmë ju të Tiranës dhe ngelëm vetë atje me llastiqe.

Manja: Ka pyetje tjetër?

Korreshi: Dale se s’kam mbaruar unë se dua ta shpjegoj dhe ku e kisha, se qëllon te pasqyrat financiare që këto që hyjnë tani, se për bashki janë përgatitur ca se i kishte çuar shefi yt, ministri i Financave, duke qenë se ishte deputet i Lushnjës ai, meqenëse investimet s’i kishte me qejf fare ministri se tha gjoja po i thonë që e ke mbajtur me hatër Lushnjën, i kishte nisur ca qivirrisë vendore, 120 milionë lekë të reja vetëm për rrogat. Ideja është që këto pasqyra, se përfshihen të gjithë ata që hyjnë te ujësjellësi, këto kontratat 3-mujore, do t’i përfshijë kjo pasqyra e re, sa veta hyjnë atje dhe dalin, se zakonisht SH.A Sporti dhe SH.A Ujësjellësi janë brigadë sulmuese për marrjen e kontratave të reja bashkë me OSHE-në e Karakaçit. Së dyti, tërhiqni vesh kur çon ndonjë kokërr mijë leku, pavarësisht se ca i keni të kushtëzuara dhe ca jo, se bie llafi marrim zjarr ne dhe ju i çuat 450 milionë për zjarr, por ka dy-tre buxhete rresht që Bashkia e Lushnjës thotë do të ndërtojmë zjarrfikësen edhe ata janë prapë në hale tani. Ideja, këto buxhetet digjen këto, çfarë bëhet me to, se i mban aty ajo dhe vjen KLSH kap dhe thotë pse nuk i ke përdorur, papërgjegjshmëri se s’dini t’i përdorni. Këto hyjnë te këto pasqyrat, ka ndonjë tërheqje veshi për këto? Këto të dyja, se ato të tjerat po të ishte ai shefi juaj do kisha muhabet tjetër.

Zv. ministri i Financave: Duke qenë se SH.A-të janë fitimprurëse, ato ndjekin rregullat e kontabilitetit të sektorit privat. Më herët këtë vit kemi miratuar dhe ligjin përkatës që këto SH.A-të i zbatojnë, ndërsa pasqyrat financiare të konsoliduara, ato pastaj ndjekin standardet ndërkombëtare të kontabilitetit publik. Për pjesën e fondeve që nuk shpenzohen brenda vitit kalendarik, këto fonde riplanifikohen për vitin e ardhshëm, nuk janë pjesë e këtij projektligji. Megjithatë, Ministria e Financave se si bëhet mbikëqyrja e sistemit. Pra, çdo vit kryhen vlerësime nga institucionet vendore dhe ato qendrore dhe kërkohet që të merren masa përkatëse.

Korreshi: Kam dhe një pyetje se më lindi nga përgjigjja e ministrisë dhe nga kolegu Gjiknuri. Dhe SH.A-të i përgjigjen instancave shtetërore siç përgjigjet privati. Pak a shumë para ligjit. Tani kur këto shtetëroret kur kanë detyrimet ndaj tatimeve te ministria juaj, çfarë bëjnë akoma atje, se ka një rrokull tjetër ligjore që thotë se nëse dalin 3 vitet e fundit me bilanc negativ, që thotë se duhet t’i vendoset dryni, tani këto pse nuk preken, me nder muhabetit, apo s’ia qëlloni dot meqë jeni të afërt me Bashkinë e Lushnjës, pra ekipi i kategorisë së tretë ka 400 milionë lekë detyrime, e imagjinoni dot apo jo.

Zv. ministri i Financave: Dy pika që dua të përmend, konsolidimi që duam të bëjmë në nivel qendror rrit përgjegjësinë dhe transparencën e institucioneve të përfshira për të pasur një paraqitje sa më objektive dhe transparente. Ndërkohë, ne kemi një drejtori në ministri që është pjesë e drejtorisë së përgjithshme makroekonomike që është krijuar për të parë performancën e institucioneve dhe është projekt në bashkëpunim me FMN-në.

Korreshi: Pra nuk ia qëlloi dot o kryetar, por meqë jemi një cik gjysmë juristi, tani i di këto rrisqet që do ngrini ju janë si ato laqet që po kaloi dhelpra, hajt ta kapë. Ore, janë 400 milionë lekë dëm sot te tatimet. E dyta, ti e di shumë mirë që SH.A-të përgjigjen gjithë jetën për detyrimet, nuk janë si SHPK-të, se ato lekë që çoni ju shkojnë në gropë të halesë prapë, pra çoji këtej dhe merri ti prapë se nuk shkojnë në asnjë lloj drejtimi dhe ne fshihemi pas vendimit të këshillave bashkiakë, për t’i dhënë prapë lekë sportit, të marrin rrogat ata të shkretët të luajnë atje vërdallë në fushë, kjo është historia. Pse flisni me llafe të bukura o vëlla, e keni lexuar raportin e KLSH-së ju që do bëni këto pasqyrat, po një pasqyrë tjetër që paraqet raportin e KLSH-së meqë ju s’i kontrolloni, ka ky ligj meqë ju s’i kontrolloni, ka ky ligj që thotë ka kjo rrokulla e auditit, ja çfarë thotë për këta zotërinjtë. Do ketë ky projektligj diçka që thotë dale se ky këtu ka thënë 1, 2, 3, i mban lekët aty dhe nuk i prish, se dhe mos të bësh shpenzime, t’i mbash lekët është prapë paaftësi, thotë KLSH.

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë