Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyyr Zelensky i Ukrainës ishte “më i qetë” gjatë takimit të tyre në Vatikan në fundjavë dhe dukej më i hapur për të bërë një marrëveshje me Moskën sesa gjatë takimit të tyre famëkeq në Zyrën Ovale.
Duke folur me gazetarët përpara se të hipte në Air Force One të dielën, Trump tha se toni i diskutimit të tij të fundit me Zelensky ishte dukshëm i ndryshëm nga “mosmarrëveshja e tyre e vogël” në shkurt, që pa delegacionin ukrainas të dëbuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Unë e shoh atë si më të qetë. Unë mendoj se ai e kupton sitatën. Dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nuk e di nëse ai donte të bënte një marrëveshje më parë. Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje,” tha Trump.
Në fillim të kësaj jave, Trump i tha revistës Time se “Krimea do të qëndrojë me Rusinë” sipas çdo marrëveshjeje paqeje, duke vënë në dukje se edhe Zelensky “e kupton” realitetin, pavarësisht deklaratave publike për të kundërtën. I pyetur nëse ai besonte se Zelensky tani ishte i përgatitur të “heqë dorë” nga gadishulli, Trump u përgjigj: “Oh, unë mendoj se po, po”.
Zelensky ka këmbëngulur vazhdimisht dhe publikisht se Kievi nuk do ta njihte kurrë zyrtarisht Krimenë si territor rus – një pozicion që Trump e ka kritikuar më parë si “shumë të dëmshëm për negociatat e paqes”.
Pavarësisht se e portretizon Zelenskyn si dikë që dëshiron të bëjë “diçka të mirë për vendin”, Trump zbuloi se udhëheqësi ukrainas i kërkoi përsëri Uashingtonit më shumë mbështetje ushtarake.
“Ai më tha se i duhen më shumë armë, por ai e ka thënë këtë për tre vjet”, tha Trump. Presidenti amerikan vuri në dukje se Kievi ishte në një “situatë shumë të vështirë”, duke luftuar “një forcë shumë më të madhe” – dhe theksoi se “i ndihmoi ata kur u dhamë armë ose para në vlerë prej 350 miliardë dollarësh”.
“Ai ka nevojë për më shumë armë dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në lidhje me Rusinë”, shtoi Trump, duke vënë në dukje se ai ishte “i zhgënjyer” me sulmet e ripërtërira të Moskës në Ukrainë.
Pas një qetësie të shkurtër në luftime gjatë armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga presdienti rus Vladimir Putin fundjavën e kaluar, ushtria e tij kreu sulme të shumta me rreze të gjatë kundër objektivave ushtarakë dhe industrialë ukrainas gjatë javës së kaluar. Moska ka pohuar se synon vetëm instalimet dhe objektet ushtarake të përdorura nga forcat e Kievit, duke hedhur poshtë akuzat për sulme të qëllimshme të vendeve civile.
Moska gjithashtu ka përsëritur gatishmërinë e saj për diskutime me Kievin pa parakushte. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se çështja u ngrit gjatë një takimi midis Presidentit Putin dhe të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff, të premten.