Aktualitet

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave

Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë takim, Presidenti i Republikës vlerësoi lidhjet historike dhe vëllazërore shqiptaro-italiane, duke e cilësuar komunitetin arbëresh si dëshmi të gjallë të kësaj miqësie.

“Miqësitë mes shteteve mund të ndërtohen nga interesat e përbashkëta, ndërsa vëllazëria lind nga historia, nga kujtesa, lind nga lidhjet njerëzore. Ju, të dashur arbëreshë, jeni themeli i kësaj vëllazërie”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj falënderoi në mënyrë të veçantë Presidentin Mattarella për takimin përbashkues, ndërsa e cilësoi atë “një mik të madh e të çmuar të Shqipërisë dhe mbështetës të anëtarësimit evropian të vendit tonë”.

“Takimi ynë i sotëm është shumë më tepër sesa një ngjarje protokollare; është dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, një miqësi që i ka rrënjët e thella historike, por që mbetet po aq e fuqishme dhe frymëzuese në kohë moderne”, – u shpreh Presidenti i Republikës.

Duke vlerësuar mbështetjen e përhershme të Italisë për Shqipërinë, Presidenti Begaj e cilësoi një aleate të besueshme, partnere strategjike dhe një nga mbështetëset më të vendosura të aspiratave evropiane të Shqipërisë.

Një vend të veçantë në fjalën e tij, zuri roli i arbëreshëve dhe i komunitetit shqiptar në Itali në fuqizimin e miqësisë shqiptaro-italiane.
Kreu i Shtetit vlerësoi modelin e integrimit të tyre në shoqërinë italiane, duke theksuar se ruajtja e identitetit kombëtar dhe integrimi në shoqërinë pritëse jo vetëm që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por e pasurojnë dhe e forcojnë atë.

“Arbëreshët dhe shqiptarët që jetojnë në Itali, si edhe italianët që jetojnë në Shqipëri, janë pjesë e kësaj afërsie të rrallë njerëzore që ekziston mes dy popujve tanë”, – theksoi Presidenti Begaj.

“Sot, krahas komunitetit historik arbëresh, qëndron edhe komuniteti i ri i shqiptarëve, që prej dekadash, jetojnë, studiojnë, punojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre në Itali. Ata janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike, shoqërore, akademike dhe kulturore italiane.

Dy komunitete të ndara nga shekuj historie, por të bashkuara nga aftësia për t’u integruar, për të kontribuuar dhe për të ruajtur lidhjen me origjinën dhe rrënjët e tyre.”

Bazuar në këta shembuj, Presidenti Begaj deklaroi se integrimi dhe ruajtja e identitetit mund të ecin së bashku në Evropë: “Në një Evropë që përballet me sfida të shumta, përvoja e arbëreshëve dhe e shqiptarëve të sotëm në Itali përcjell një mesazh me shumë vlerë: integrimi dhe ruajtja e identitetit nuk e përjashtojnë njëra- tjetrën. Përkundrazi, ato mund ta pasurojnë shoqërinë dhe të forcojnë mirëkuptimin mes popujve”.

Krahas lidhjes me popujve, Presidenti Begaj vlerësoi aleancën Shqipëri-Itali, si anëtare në NATO dhe synimin për të qenë bashkë edhe në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se integrimi në BE mbetet objektiv strategjik, me Italinë si një nga mbështetëset kryesore.
Presidenti i Republikës ftoi kryetarët e komunave arbëreshe të vazhdojnë të ruajnë dhe transmetojnë gjuhën, traditat, ritet dhe kulturën te brezat e rinj, duke e mbyllur fjalën me mesazhin: “Bëjini të rinjtë të dashurohen me këtë traditë!”

Në fund të këtij takimi, krerët e dy shteteve këmbyen dekoratat në nderim të lartë dhe shenjë vlerësimi të ndërsjellë për rolin dhe kontributin e dhënë në këtë vëllazëri, miqësi dhe aleancë strategjike Shqipëri-Itali.

 

Top Channel

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë