Aktualitet

Revoltat studentore kundër Ramës/ DW: Policia me një strategji të re, tenton të mos lejojë rigrupimin gjatë protestës

Revoltat studentore kundër Ramës/ DW: Policia me një strategji

TIRANË- Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojnë drejt qendrës së Tiranës, ku nuk munguan tensionet. Një grup protestuesish sulmuan Gjykatën e Apelit. Për pasojë, referuar njoftimit zyrtar të policisë, pesë protestues u arrestuan, ndërsa 15 të tjerë u shpallën në kërkim. E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë pasdites. 

Raportohet për disa të shoqëruar, e ndërsa që nga 13 tetorit në total janë regjistruar 310 të lënduar, nga të cilët 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalomtarë. Shifrat janë bërë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Rama: Nuk dorëhiqem, shpërblim financiar për efektivët e policisë

Në ditën e shtatë të protestave, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me efektivët e policisë, gjatë të cilit njoftoi shpërblime financiare për punonjësit e angazhuar në përballimin e protestave.

Rama deklaroi se çdo efektiv që ka qenë në vijën e parë do të përfitojë një shpërblim prej 2 500 eurosh, e ndërsa premtoi gjithashtu rritje pagash nga 1 janari 2027. "Ne do t'ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front”, tha kryeministri.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë paralajmëroi se protestuesit e përfshirë në aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara. Gjithashtu shtoi se personat përgjegjës nuk do të përfitojnë shërbime të caktuara nga shteti.

"Fatura financiare për ato dëme do t'ju përndjekë. Nuk do kenë arsim falas, nuk do kenë bursa pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë. Nuk do marrin asnjë shërbim nga taksat e shqiptarëve. (…) Mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: "Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë. Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, theksoi Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave që vijojnë prej shtatë ditësh. Nga ana tjetër, hodhi sërish akuza ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo po kërkon të provokojë "një 21 janar të dytë”.

Në daljen e tij për mediat, përballë policëve, Rama përsëriti edhe pretendimin e tij se protestat nuk janë studentore, por financohen nga Irani dhe Rusia.

Opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe një qeverie kujdestare

Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti tri kërkesa për zgjidhjen e krizës politike. Ai përjashtoi mundësinë e një dialogu me Ramën.

"Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Gjithashtu, asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti për ata që kanë vjedhur”, theksoi Berisha.

 
Reagon Parlamenti Europian: Jo përshkallëzim, por dialog

Zhvillimet e shtatë ditëve të fundit në Shqipëri kanë sjellë edhe reagimin e përfaqësuesve të Parlamentit Europian.

Marco Tarquinio, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, dhe Andreas Schieder, raportues i përhershëm për Shqipërinë në Parlamentin Europian, shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave.

Në një deklaratë të përbashkët, dy eurodeputetët dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës publike e private, ndërsa u bënë thirrje protestuesve të shmangin çdo akt dhune.

Njëkohësisht, ata shprehën shqetësim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia, duke u kërkuar autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të hetojnë çdo rast të mundshëm dhune.

Në deklaratë theksohet se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore është një e drejtë themelore, e garantuar nga legjislacioni europian. "Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.

Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit - në këtë rast, të rinjtë - kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.

Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë./DW

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë