Aktualitet

Kush janë gjyqtarët që do të shpallin sot vendimin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kush janë gjyqtarët që do të shpallin sot vendimin për

Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin sot, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendimi do të shpallet nga Trupi Gjykues II, i përbërë nga tre gjyqtarë me të drejtë vote dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit gjykues është amerikani Charles L. Smith III, ndërsa anëtarë janë gjermani Christoph Barthe dhe zvicerani Guénaël Mettraux. Në cilësinë e gjyqtarit rezervë është caktuar irlandezi Fergal Gaynor.

Charles L. Smith III – Kryesuesi i trupit gjykues

Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles L. Smith III, i cili ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor të Shteteve të Bashkuara. Ai ka shërbyer për vite si gjyqtar në shtetin e Iowa-s.

Smith ka qenë gjithashtu gjyqtar i EULEX-it në Kosovë, përfshirë edhe Gjykatën Supreme të Kosovës. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ai kryeson trupin gjykues që ka shqyrtuar çështjen ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Pjesë e trupit gjykues është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili ka përvojë të gjatë në drejtësinë penale dhe ndërkombëtare.

Barthe ka shërbyer si prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani, ku është marrë edhe me çështje që lidhen me krimet e luftës dhe gjenocidin.

Gjatë këtij procesi, ai ka qenë pjesë e trupit që ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Anëtari tjetër i trupit gjykues është gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, i cili ka një karrierë të lidhur me të drejtën penale ndërkombëtare.

Mettraux ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës dhe ka pasur përvojë si avokat mbrojtës dhe këshilltar përpara disa gjykatave ndërkombëtare. Ai ka shërbyer gjithashtu në struktura të drejtësisë ndërkombëtare dhe është profesor i së drejtës penale ndërkombëtare.

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e trupit gjykues në cilësinë e gjyqtarit rezervë.

Gaynor ka përvojë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës. Ai ka shërbyer në procese pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në procesin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Gaynor ka rolin e gjyqtarit rezervë dhe është pjesë e trupit gjykues që do të përfshihet në procedurat e shpalljes së aktgjykimit.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025