Aktualitet

Kumbaro me drejtorët e shkollave të rajonit të Tiranës: E nisim vitin shkollor me më shumë komunikim, siguri dhe rregulla të qarta

Kumbaro me drejtorët e shkollave të rajonit të Tiranës: E

Në vijim të takimeve me drejtues të strukturave të arsimit parauniversitar, ministrja Mirela Kumbaro, dha disa mesazhe të rëndësishme para fillimit të vitit të ri shkollor përpara drejtorëve të më shumë se 200 shkollave të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar të Tiranës. Ajo u ndal tek udhëzimi i nxjerrë rishtazi për vitin shkollor 2026-2027, duke e vendosur fokusin tek ndalimi i telefonëve celularë gjatë mësimit, kodi i etikës për mësuesit dhe stafet arsimore, si dhe tek krijimi i një mjedisi sa më miqësor dhe mirëseardhës për të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës.

“Ne punojmë të gjithë me të njëjtën frymë, punojmë me të njëjtat parime, edhe të njëjtat rregulla. Dhe bëhemi gati për të filluar një vit të ri shkollor duke përforcuar arritjet e vitit të kaluar, por duke nxjerrë edhe shumë mësime nga çfarë nuk na shkoi mirë dhe sidomos të përgatitemi për rregullat dhe programet e reja të udhëzimit të këtij viti.
Rregullit të ndalimit të celularit i rikthehemi me rigorozitet duke nisur që nga mësuesit. Vjet gjithashtu kemi miratuar Kodin e Etikës për mësuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit e shërbimit psikosocial. Kur flas për Kodin e Etikës, nuk e kam fjalën thjesht tek pamja, por sidomos tek komunikimi. Puna këtë vit fillon nga komunikimi. Dita e parë e shkollës, për të parën herë përmes një udhëzimi është vendosur në udhëzimin e ri të vitit shkollor, të jetë një ditë njohjeje, prezantimi me shkollën, mësuesin, librat dhe shokët e klasës”, sqaroi ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro u ndal tek siguria në shkolla duke sqaruar opinionin publik dhe komunitetin e prindërve, fëmijët e të cilëve mësojnë në shkollat e përzgjedhura për projektin “Smart City”, mbi të dhënat e kamerave inteligjente të këtij projekti të cilat do të monitorohen nga Qendra e Monitorimit pranë Policisë së Shtetit.

“U avancua fillimisht si projekt pilot në 20 shkolla të Tiranës dhe Kamzës me kamerat inteligjente. Bëhet fjalë për kamera inteligjente të cilat detektojnë rreziqe që nga tymi i cigares, objekte të përcaktuara në katalog si të rrezikshme dhe fytyra njerëzish të raportuar si persona me rrezikshmëri”, duke theksuar më tej se kamerat janë një mjet ndihmës që nuk zëvendësojnë vëmendjen dhe komunikimin e zinxhirit të sistemit arsimor.

Në këtë vit shkollor për herë të parë, nis edhe zbatimi i programit “Pas Shkolle” në 408 institucione arsimore në gjithë vendin i cili synon t’u ofrojë nxënësve të arsimit të mesëm të ulët dhe atij të lartë kohë cilësore, aktivitete krijuese, socializuese dhe t’i mbajë më larg përdorimit të dëmshëm të teknologjisë.

Ndërkohë, në shkolla ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore, të cilat do të jenë falas për arsimin e mesëm të ulët, ndërsa për klasat I -V do të jenë çdo vit të reja.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë