
TIRANË- Policia e Tropojës ka ndaluar dy drejtorë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në rrugën e Dobravës, ku katër punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike.
Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ndaluar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit N. Gj., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe G. H., 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve.
Ngjarja ndodhi më 8 shtator 2026, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës. Sipas hetimeve paraprake, katër punonjësit e Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë po punonin për vendosjen e një shtylle ndriçimi në bazament.
Dyshohet se gjatë punës ata kanë humbur ekuilibrin, duke bërë që shtylla të prekë telat elektrikë dhe të përcjellë rrymën te katër punonjësit. Për pasojë humbi jetën shtetasi M. S., ndërsa shtetasit A. D., I. D. dhe A. A. u dëmtuan dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në vijim të këtyre veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive të lidhura me rastin e ndodhur më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë ranë në kontakt me rrymën elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: -N. Gj., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, dhe G. H., 60 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve, të dy banues në Bajram Curri.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 4 punonjës të Sektorit të Shërbimeve të Bashkisë Tropojë, të cilët po mbanin një shtyllë për ndriçim, për ta vendosur në bazament, kanë humbur ekuilibrin dhe për pasojë shtylla ka prekur telat dhe e ka përcjellë rrymën te 4 shtetasit. Nga kjo ngjarje, humbi jetën shtetasi M. S. dhe u dëmtuan shtetasit A. D., I. D. dhe A. A., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.ä