Aktualitet

“Tërmet në kupolën e sigurisë”/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!

“Tërmet në kupolën e sigurisë”/ Tabaku në

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se zhvillimet që përfshijnë drejtuesen e SHISH-it dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit janë goditje e rëndë për besimin e qytetarëve te institucionet e sigurisë.*

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e nisi mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik me një deklaratë të fortë për zhvillimet e fundit që lidhen me drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Tabaku tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të Hysenit, pas kërkesës së SPAK-ut, si dhe kontrollet e autorizuara ndaj Prodës, përbëjnë një zhvillim tronditës për shtetin shqiptar.

“Nuk besoj se dje ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë. Ne jemi opozitë, por nuk gjetëm asnjë lajm të mirë në marrjen nën hetim të kreut të SHISH-it. Ishte një lajm i trisht për Shqipërinë, për shtetin shqiptar dhe për besimin që kemi te SHISH-i”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, pezullimi i drejtueses së shërbimit sekret dhe akuzat e ngritura nga SPAK-u kanë cenuar themelet e shtetit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.

“Ajo që pamë ishte një pasqyrë besnike se kujt i ka dhënë besën qeveria shqiptare. Ata i kanë dhënë besën një pakice, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku kritikoi heshtjen e Parlamentit, duke theksuar se një zhvillim i tillë duhej të ishte vendosur menjëherë në qendër të debatit politik dhe institucional.

“Edhe si përfaqësuese e opozitës, edhe si kryetare e komisionit, do të kisha dëshiruar që Parlamenti të ishte ngritur në këmbë dhe ta kishte këtë çështje në majë të gjuhës e në qendër të debatit. Kjo nuk është një çështje që duhet të na ndajë në të majtë dhe të djathtë. Është një çështje e Shqipërisë, e reputacionit dhe e emrit të vendit tonë”, tha ajo.

Tabaku kujtoi se Partia Demokratike kishte ngritur më herët publikisht pikëpyetje dhe shqetësime për drejtimin e SHISH-it. Ajo iu referua qëndrimit të Gazment Bardhit në vitin 2023, kur ky i fundit i kërkoi Presidentit të Republikës transparencë dhe informacion për arsyet e largimit të Hysenit nga institucionet e inteligjencës në Kosovë.

“Duhet të jemi të pjekur dhe ta duam vendin tonë më shumë sesa partinë. Këtë çështje duhet ta trajtojmë si një çështje të Shqipërisë”, theksoi Tabaku.

Në mbyllje, ajo e cilësoi situatën si dëshmi të cenimit të strukturave kryesore të shtetit dhe kërkoi përgjegjësi institucionale.

“Me trishtim i bëj këto komente dhe e ngre këtë shqetësim. Sot, strukturat e shtetit kanë rënë dhe janë cenuar, ndërkohë që Shqipëria duhet të ishte në një dinamikë dhe në një proces krejt tjetër”, përfundoi Tabaku.

Vlora Hyseni dhe personat e tjerë nën hetim prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Nuk besoj se dje ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë. Ne jemi opozitë dhe, ndonëse jemi në kahe të ndryshme, nuk gjetëm asnjë lajm të mirë në marrjen nën hetim të kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni.

Ishte një lajm i trishtë për Shqipërinë, për shtetin shqiptar dhe për besimin që kemi te SHISH-i. Pezullimi nga detyra i drejtueses së SHISH-it dhe, njëkohësisht, akuzat e ngritura nga SPAK-u kanë cenuar themelet e shtetit.

Ajo që pamë dje ishte një pasqyrë besnike se kujt i ka dhënë besën qeveria shqiptare. Ata i kanë dhënë besën një pakice, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe si përfaqësuese e opozitës, edhe si kryetare e komisionit, do të kisha dëshiruar që Parlamenti të ishte ngritur në këmbë dhe ta kishte këtë çështje në majë të gjuhës e në qendër të debatit.

Kjo nuk është një çështje që duhet të na ndajë në të majtë dhe të djathtë. Është një çështje e Shqipërisë, që lidhet me reputacionin dhe emrin e vendit tonë.

Për të thënë të vërtetën, ka pasur akuza të shumta ndaj kreut të SHISH-it për përfshirje dhe bashkëpunim të dyshuar me elementë të krimit të organizuar, të cilët janë nën hetim. Ka akuza për ish-zëvendëskryeministren, ka akuza ndaj AKSHI-t dhe ka akuza ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Madje, zoti Bardhi, të cilin e kemi sot këtu, në vitin 2023 i kërkoi Presidentit të Republikës transparencë dhe informacion për zonjën Hyseni, pasi disa vite më parë ajo ishte larguar nga institucioni homolog në Kosovë.

Ne duhet të jemi të pjekur dhe ta duam vendin tonë më shumë sesa partinë. Këtë çështje duhet ta trajtojmë si një çështje të Shqipërisë.

Unë besoj se nuk ka pasqyrë më të qartë dhe dëshmi më besnike për këtë shumicë sesa ajo që SPAK-u na vërtetoi.

Me trishtim i bëj këto komente. Me trishtim e ngre shqetësimin se sot të gjitha strukturat e shtetit kanë rënë dhe janë cenuar, ndërkohë që Shqipëria duhet të ishte në një dinamikë dhe në një proces tjetër.”

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë