Analiza

Tani e kanë krejt, po a ishte drejt?

Shumica e re qeverisëse e Kosovës e ka realizuar një pjesë të slloganit të fushatës së fundit, për të marrë KREJT pushtetet, në mënyrë që të prodhojë një ndryshim radikal në vend. Por deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të listës “Guxo” të Vjosa Osmani, nuk e kanë bërë në mënyrën më të DREJT-ë të mundshme, zgjedhjen e presidentes së gjashtë të shtetit të ri. Osmani është katapultuar në krye të shtetit, pas dy akteve që do të lënë një hije dyshimi mbi shumicën e re.

E dyta, më e rëndë, ishte rekrutimi i dy deputeteve nga forcat e opozitës. As, Adelina Grainca, që vetëm pak javë më parë bënte fushatë me fotografinë e Thaçit për PDK-në dhe as Albena Reshitaj, që mbante mbi gjoks atë të Ramush Haredinajt, nuk bindin si idhtare të idealeve për ç’kapjen e shtetit. Ato që në zgjedhjet e fundit ishin në ekipet përbërëse të PLAN-it, do të mbeten gjatë si indicie të një procesi që nuk ishte farmaceutikisht i kulluar.

Këto episode do të na shërbejnë në të ardhmen për të rritur vigjilencën, kërkesën e llogarisë dhe kritikën ndaj një pushteti që tani kontrollon një fuqi që askush se ka pasur më parë në Kosovë. Por, nga ana tjetër, sado dyshime që të ngjallin, ato nuk mund të shërbejnë për të errësuar një fitore të madhe.

Tani, pas kaq shumë kohësh, pushteti në Kosovë është kthyer në duart e qytetarëve. Presidentja e re Osmani, është kandidatja që mori më tepër vota se gjithkush në këto dy dekadat e fundit, në votimet e 14 shkurtit. Ajo deri më tani ka qenë shembulli i integritetit përsonal dhe mospërkuljes ndaj thundrës së partitokracisë. Pra në këtë kuptim, Kosova nuk ka pasur më parë ndonjë presidente të këtij profili.

Vlera e zgjedhjes së presidentes së re është se ajo u bë në antitezë me një opozitë të mykur, të vjetër, që vazhdon të kacavirret si pas fijes së kashtës pas pushtetit që po i tkurret si lëkura e Shagrenit. Duke bojkotuar procesin, duke tentuar futjen e vendit në krizë, duke dashur të shkaktojnë zgjedhje të pafundme, ata dëshmuan se ende nuk po dijnë të vozisin me rrymën e fuqishme të ndryshimit. Opozita e vjetër sot kishte fytyrën e shëmtuar të Agim Veliut dhe Avdulla Hotit, që ishin ekzekutorët e puçit të shtetit të një viti më parë. Edhe PDK e AAK u parngjanë atyre. Ata, që kur rrëzuan një qeveri të ligjshme betoheshin se po e bënin këtë në emër të proamerikanizmit të tyre qesharak, tani i flakën si letër higjenike mesazhet që u erdhën nga përtej Altlantikut, duke treguar pafytyrësinë e atyre që nuk besojnë në vlera, por vetëm në privilegje.

Një tjetër sukses është se me këtë proces vendi fitoi edhe një opozitë të re dhe moderne, me profil krejt të ndryshëm nga ajo që u përmend më lart. LDK-ja rugoviste, me kryetarin e ri Lumir Abdixhiku, tregoi gjatë këtyre ditëve se di të jetë, sa bashkëpunuese dhe koherente, po aq dhe parimore dhe e papërkulshme. Ajo i qëndroi me seriozitet shantazheve që i erdhën nga Vetëvendosja, por njëkohësisht demostroi që ka ditur ta lexojë mirë votën popullore që e ndëshkoi për tradhëtimin e premtimeve elektorale dhe përjashtimin e Vjosa Osmanit.

Pra, ndonëse jo krejtësisht e panjollë, ajo që ka ndodhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit është një ogur i mirë për Kosovën. Qytetarët i kanë dhënë shiumicës së re “KREJT” levat për të bërë transformimet që ata kanë dëshëruar prej vitesh, por njëkohësisht me këtë pushtet të pamatë, ata kanë krijuar edhe mekanizmat e kontrollit që ky vullnet të shkojë në rrugë të DREJT-ë. Një opozitë e re si kjo e Lumir Abdixhikut dhe një presidente si Vjosa Osmani janë një garanci e fortë për këtë. /lapsi.al

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë