Sport

Presidenti Duka bisedon me kuqezinjtë e Kombëtares, me synim vendin e parë në grup

Presidenti Duka bisedon me kuqezinjtë e Kombëtares, me synim vendin e

TIRANE - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pranë ekipit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, duke përcjellë mesazhin e tij për lojtarët dhe stafin kuqezi, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjet e radhës në UEFA Nations League. Presidenti Duka vuri theksin te përkushtimi, puna në grup dhe rëndësia e nisjes së mbarë të këtij grumbullimi.

Duke folur për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë dhe objektivin e Kombëtares për këtë grumbullim, Presidenti Duka theksoi se vendi i parë në grup kërkon angazhim maksimal që në ditët e para.

“Personalisht kam një lloj meraku apo preokupimi për këtë ndeshje, sepse në pamje të parë gjithkush mendon se ne jemi favoritët dhe ne e fitojmë grupin, por asnjëherë nuk mund të vijë vetë. Fitorja vjen vetëm nëse impenjohesh maksimalisht, ke dëshirë, angazhim dhe koncentrimin maksimal.

Kështu që nga dita e parë duhet me e filluar seriozisht, me u impenjuar në stërvitje, me u impenjuar në çdo moment gjatë këtij grumbullimi. Grumbullimi është i gjatë, katër ndeshje.

Objektivi ynë është i qartë, ne duam të dalim në vendin e parë, por vendi i parë nuk vjen vetë. Duam ta fillojmë mbarë me Bjellorusinë, por kush nuk do që ta fillojmë mbarë. Të gjitha skuadrat duan ta fillojnë mbarë. Të njëjtën gjë mendon edhe Bjellorusia, të njëjtën gjë mendon edhe Finlanda dhe ato mendojnë që janë favoritë dhe ne mendojmë. Favoritë bëhesh në fushë, ndeshjen e fiton në fushë me impenjim maksimal”.

Presidenti Duka u ndal edhe te një prej vlerave që ka karakterizuar Kombëtaren shqiptare ndër vite, duke veçuar frymën e skuadrës dhe rëndësinë e krijimit të një atmosfere pozitive brenda grupit.

“E vetmja forcë e jona, jo sot, në gjithë historinë dhe në ADN-në e Kombëtares shqiptare nuk kanë qenë kualitetet individuale të veçanta, nuk kanë qenë lojtarë të nivelit të lartë, por ka qenë fryma e skuadrës, duke punuar bashkë, duke qenë në një atmosferë pozitive.

Energjia pozitive sjell edhe rezultat pozitiv, energjia negative nuk të çon kërkund. Nuk na ka munguar asnjëherë në gjithë historinë tonë dhe duhet ta vazhdojmë këtë traditë.

Kemi lojtarë me shumë eksperiencë këtu, nuk dua t’i përmend me emra sepse ju i dini, kemi edhe të rinj. Duhet të bëjmë një ndërthurje fantastike, për të bërë vërtetë atë energjinë fantastike që i duhet futbollit”.

Në fund, Presidenti i FSHF-së uroi lojtarët dhe stafin për ditët e grumbullimit dhe sfidat që i presin, duke kërkuar përqendrim, karakter dhe përkushtim maksimal për të arritur objektivin.

“Me energji pozitive, me përqëndrim maksimal, me impenjim maksimal, me karakter, me përkushtim ne mund të arrijmë të dalim të parët. Dua t’ju uroj shumë sukses. T’ju uroj që të jeni sa më mirë, të lumtur dhe të kënaqur këto ditë dhe të kaloni mirë në stërvitje dhe të festojmë me Bjellorusinë për të udhëtuar bashkë më se të gëzuar në ndeshjet e tjera”, - tha Presidenti Duka.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë