Analiza

Shtatori erdhi, parashikimi i avokat Ngjelës: Fati i Berishës dhe roli i Amerikës

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shtetëror dhe aktual në Shqipëri, është rrjedhojë psikologjike e tiranisë së Enver Hoxhës, sepse është me të njëjtin qëndrim ndaj zhvillimit të Shqipërisë.

l.

Prova e parë në këtë përcaktim është antiamerikanizmi Hoxha-Berisha. Kurse, në një aspekt historik, kuptohet si provë, se korrupsioni aktual është një bashkësi antishqiptare sipas konceptit matematik të bashkësive.

Në matematikë një bashkësi e caktuar, kuptohet si një tërësi objektesh, që kanë një veti apo një tipar të përbashkët.

Duke u nisur nga ky koncept matematik konkludojmë se, banditët e Enver Hoxhës dhe të korruptuarit e sotëm janë një bashkësi historike në vijimësi, se këta kanë si tipar të përbashkët grabitjen e vlerave monetare të shqiptarëve në interes të pushtetit të tyre personal.

Po në këto çaste që ka nisur reforma antikorrupsion në Shqipëri, ku jemi?

ll.

Mendoj se tani erdhi koha që të krijohet në Shqipëri akti final i asgjësimit të tiranisë Hoxha, e instaluar që në vitin 1945, sepse ajo ka vijuar e po vijon si psikologji e pushtetit politik deri në ditët tona. Dhe në këtë kohë, kjo tirani e përmbysur, duke qenë një bashkësi historike, ka sjellë korrupsion tërësor në shtetin shqiptar.

Po, si ka vijuar e ka ardhur deri tani ky koncept tiranik i Enver Hoxhës, kur shqiptarët menduan se kjo praktikë aktive në politikën shqiptare u varros që në vitin 1992?

Jo, ky koncept tiranik, është ende gjallë, sepse është rrënjosur në psikologjinë e drejtimit të shtetit shqiptar si pushtet absolut individual, edhe sot, në të gjithë politikën aktuale. Dhe kjo po mbetet e rrënjosur në praktikën qeverisëse, pavarësisht se për mbajtjen aktive të këtij pushteti personal, nuk ka pasur burgje dhe gjyqe për burgim, e as dënime me vdekje. Por, ka pasur korrupsion dhe shitblerje të shtetit me metoda korruptive, proces ky, i cili në thelb, është e njëjta gjë, sepse në brendësinë e saj psikologjike është një lloj tiranie e re që ka ndërruar trajtën e vet, por që në thelb, kjo, brenda konceptit matematik, mbetet të jetë një bashkësi historike e antishqiptarizmit.

Atëherë, pse ka qëndruar në Shqipëri kaq gjatë ky pushtet individual i konceptuar si i tillë që ka kaluar si tirani nga dhuna shtetërore, me anë të burgut dhe vrasjes, në korrupsion të gjerë shtetëror me anë të vjedhjes së vlerave monetare të popullit shqiptar?

lll.

Para se të fillojmë analizën tonë të këtij fenomeni, na duhet të theksojmë argumentin thelbësor se çfarë është koncepti tiranik Enver Hoxha në pushtetin individual dhe si ka rezistuar kaq gjerë në drejtimin e Shqipërisë si shtet.

Ky koncept, u zhvillua si tirani e Enver Hoxhës, direkt prej tij, me anë të frikës, dhe ky është gjykimi i saktë. Ky është gjykimi, sepse burgjet dhe dënimet me vdekje të tiranisë Hoxha, kishin vetëm një qëllim: të krijonin frikën te shqiptarët, që Hoxha ta sundonte i qetë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja historike e tiranisë Hoxha.

Po pas vitit 1992, si ekzistoi kjo tirani si koncept sundues në drejtimin e shtetit shqiptar, kur nuk ka burgime dhe dënime me vdekje të kundërshtarëve politik? Ku konsiston frika e cila ka dominuar me sundim vendin? Cila është aktualisht frika ndaj pushtetit politik, dhe, nëse ka një të tillë, si është krijuar?

Mos ndoshta psikologjia tiranike pas vitit 1992, ka ndërruar trajtë dhe e ka mposhtur lirinë me mjete të tjera?

Po, psikologjia tiranike ka ndërruar trajtë.

Atëherë, na duhet të pyesim: Nëse është kështu, që ndonëse frika nga represioni shtetëror nuk ekziston, si ka jetuar psikologjia tiranike në Shqipëri që nga viti 1992 e deri më sot?

lV.

Koha e ka sjellë që në Shqipëri ligësia dhe virtyti të jenë shfaqur në këtë rrjedhë: ligësia është pushtet politik dhe virtyti është përbuzje e këtij pushteti; madje virtyti në Shqipëri nuk është jo vetëm i përbuzur nga pushteti politik, por edhe i luftuar nga ligësia e këtij pushteti. Pikërisht kjo ligësi dhe kjo përbuzje ndaj virtytit është ingredienti historik që ka sjellë bashkësinë historike si vijim në kohë në të gjitha pushtetet politike që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1925. Dhe, në këtë bashkësi matematike që vijon në historinë e Shqipërisë, ligësia Hoxha është ajo e një makabriteti maksimal.

Kjo është gjendja në Shqipëri, e cila ka dëmtuar rëndë historinë e saj, por edhe i ka shtyrë dhe po i shtyn shqiptarët që të lënë Shqipërinë. Po si e kanë lejuar shqiptarët këtë ligësi historike që të jetojë kaq gjatë?

Për këtë, na duhet të pranojmë që, në çdo analizë ecet me anë të logjikës, dhe për të arritur në një konkluzion logjik, duhet patjetër që të arsyetohet me sistem logjik.

Në funksion të kësaj, na duhet të nxjerrim në pah historinë se: shqiptarët nuk e kanë ende aftësinë për të kuptuar se çfarë kanë zgjedhjet në një sistem demokratik. Ata nuk zgjedhin, ata bëjnë detyrën pa menduar as se çfarë është detyra e të zgjedhurit në demokraci, dhe as se çfarë është i zgjedhuri prej tyre.

Duke qenë kështu, qeveritë vjedhin popullin dhe populli vijon të zgjedhë në një proces zgjedhor pa përmbajtje, por vetëm me pasionin e një interesi të ngushtë..

Kështu krijohen në fakt të korruptuarit e Shqipërisë; dhe këta drejtojnë shtetin për të përmbushur dy pasione: pasionin për pushtet dhe pasionin për para. Dhe, për këtë qëllim, gënjejnë, flasin pa asnjë lidhje të logjikës shtëtërore dhe kanë degraduar gjykatën në një institucion vjedhjeje e shitjeje të drejtësisë. Të gjitha këto e kanë lejuar ligësinë të krijojë sistemin e saj, dhe, është pikërisht ky sistem që ka sjellë si histori në vijim, bashkësinë matematike të ligësisë me pushtetarët qeverisës, për të gjithë rrjedhën e qeverisjeve.

V.

Kjo ka qenë Shqipëria dhe, për ndryshimin e kësaj gjendjeje, amerikanët vendosën të aplikonin reformën në drejtësi.

Që nga ky moment, pikërisht për këtë, në Shqipëri ka filluar lufta midis korrupsionit të lartë shtetëror dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani në krye të kësaj lufte antiamerikane janë të korruptuarit më të rrezikuar: Sali Berisha dhe i gjithë grupi i tij. Por, reforma e paraqitur nga Uashingtoni dhe Brukseli, në thelbin e vet, kuptohet mirë që, si metodë, ka faktin që, me goditjen penale drastike kundër korrupsionit të lartë shtetëror, në të dy krahët e politikës aktuale në Shqipëri, të likuidojë me ligj dhe proces të drejtë penal, të gjithë bashkësinë e individëve të korruptuar, që po vijon t’i marrë frymën popullit shqiptar. Ky proces ligjor, goditës antikorrupsion, sigurisht që është numri natyror n që do ta sjellë në fund bashkësinë historike dhe korruptive në Shqipëri.

Dhe sigurisht që shqiptarët, kudo ku janë në atdhe apo jashtë atdheut, këtë po presin, se ky do të jetë shpëtimi i tyre historik.

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë