Analiza

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Mjaftuan vdekjet e paqarta të dy të moshuarve, të cilét morën dozën e parë të kinezes CoronaVac, që çadra e stërmadhe e ngritur për vaksinimin në sheshin Skënderbej të boshatisej dhe të ishte larg dyndjeve të ditëve të para.

Nëse autoritetet shtetërore bënë me dije se kishin arritur që të vaksinonin, prej 30 marsit, plot 50 mijë vetë, si pasojë e stepjes dhe frikës, këto shifra kanë rënë ndjeshëm.

Pamjet e publikuara sot qenë dëshmia më evidente e një sprapsjeje nga ajo që Edi Rama po përpiqet ta etiketojë si krenarinë më të madhe të jetës së tij.

Natyrisht, dy jetët e humbura, nuk janë provë për efektet vdekjeprurëse të vaksinës kineze, madje as nuk mund të thuhet me siguri shkencore, se ato kanë ardhur si pasojë e injektimeve me CoronaVac. Por, ama, mund të pohohet me gojën plot, se ato kanë ngjallur dhe panik dhe mosbesim të madh.

Fakti se Edi Rama deklaroi fillimisht që ai nuk do të pranonte kurrë vaksina lindore, të pa miratuara nga autoritetet e BE dhe SHBA-së, por u detyrua ti sjellë ato para zgjedhjeve, e bëri të dyshimtë këtë proces.

Mënyra se si ai po e përdor vaksinimin, ç’do ditë e më shumë për fushatë, bëri që pikpyetjet të shtohen.

Pathosi i mjekëve qesharakë, që vënë bythlëpirjen ndaj pushtetit përpara profesionit të tyre, për të mbrojtur një vaksinë për të cilën ende nuk ka studime shteruese, e lëkundi edhe me tej besimin.

Insistimi i ndonjë reporteri sharlatan, që në lajmet qëndrore i etiketonte si të papërgjegjshme mediat që ngrinin pikpyetje mbi dozat kineze, la shijen se kemi të bëjmë me një fushatë propagande dhe jo me një përkujdesje për shëndetin publik.

Pra, dalë ngadalë, u instalua dyshimi se e gjithë kjo rokopujë ishte planifikuar për të shpëtuar Edi Ramën dhe jo jetët që rrezikonte pandemia.

Prandaj, kur ndodhën dy aksidentet e para, kur ato u përdorën me tone alarmiste nga Sali Berisha, kur ndonjë mjek kotravers bëri thirrje publike për ndërprerjen e vaksinimit me CoronaVac, peshorja delikate e besimit u përmbys. Shumëkush u ndje në të drejtën e tij për të dyshuar se po vaksinohej sot, për të shërbyer si kavje për fitoren e Ramës një muaj më pas.

Dhe fajin për këtë e ka fund e krye shefi i qeverisë. Duke u identifikuar me vaksinën që “shqiptarët nuk do ta kishin pa të” dhe që do ta humbisnin nëse fitonte opozita, duke bredhur nëpër qendrat e vaksinimit, i shoqëruar nga prijësit e listave elektorale të PS-së, duke e shndërruar armën e vetme kundër kovidit, në një mjet për rizgjedhjen e tij, ai bëri çështë e mundur për ta minuar këtë proces jetësor. Duke u sjellë kështu ai e detyroi ç’do kënd të ngrejë pyetjen: a i dhimset më shumë jeta ime, apo karrigja e tij?

Edi Rama është në konflikt interesi me farmakovigjilencën dhe me efektet anësore që ajo mund të zbulojë.

Prandaj, që besimi të rikthehet ai duhet të zhduket nga qendrat e vaksinimit. Ai nuk ka nevojë as të çpohet në publik dhe as të dalë në aeroport. E vetmja gjë që i kërkohet, nëse ka vërtet qëllim të shpëtojë jetë, është injektimi i një doze demokratike.

Ajo do ti mësonte se, një fushatë, kaq fraxhile si kjo e vaksinimit, nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë për mascot figura polarizuese dhe ndarëse. Vendin e tyre duhet ta zënë shkenctarë të ndershëm e të gjithë pranuar, që ngjallin realisht besimin e publikut.

Ndërsa po vazhdoi të lidhë ambicien elektorale me procesin e vaksinimit, ai do ti dështojë dhe njërën dhe tjetrën. Sepse në këto kushte, mjafton një incident sporadik, për të krijuar një ortek të madh rrefuzimi, si ai që po shohim në sheshin Skënderbej. /lapsi.al

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë