Analiza

Një kusht për ardhjen e të ikurve nga Afganistani

 

Lehtësimi i hallit të amerikanëve për të shpëtuar jetët e bashkëpunëtorëve të tyre në Afganistan, tani kur talebanët kanë marrë Kabulin, ka gjetur një konsensus të gjërë në spektrin politik shqiptar. Pasi agjensia e lajmeve Reuters dha e para lajmin, pasi kryeministri Rama, i detyruar nga precipitimi marramendës i ngjarjeve, që kapi në befasi edhe vetë Uashingtonin, u detyrua ta pranojë atë, opozita zyrtare nxitoi të flasë me gojën e Lulzim Bashës për tu renditur përkrah SHBA-së.

Madje edhe i vizatuari si anti amerikani i madh, Sali Berisha, e konsideroi pranimin e bashkëpunëtorëve afganë të Amerikës si një detyrim moral dhe ligjor.

Deri këtu, në princip, gjithçka është në rregull. Jo vetëm Shqipëria, po secili vend që mbron parimet e demokracisë, lirisë së fjalës, së besimit dhe veprimit politik, ç’do kush që është i mbrujtur me vlerat e solidaritetit dhe humanizmit duhet të vepronte kësisoj.

Thënë këtë-, pra duke qenë pro hapjes së dyerve për ata njerëz të cilëve u kërcënohet jeta-, ka disa pyetje që ngrihen, disa enigma që mbeten, disa fakte që fshihen, të cilat e bëjnë të gjthë këtë ndërmarrje ti ngjajë më shumë një servilizmi të pështirë personal të klasës sonë politike ndaj hiperfuqisë botërore, sesa përqafimit me bindje të një pakete parimesh të larta.

Natyrisht, Shqipëria është një vend periferik dhe tejet i papërfillshëm për të hapur debate gjeopolitike të tilla se, si u shkri dhe u shpërbë me aq lehtësi një ushtri e stërmadhe e stërvitur dhe e financuar nga SHBA? A dështoi njëherë e përgjithmonë ideja e fillim viteve 2000 për eksportimin e demokracisë? Si ka mundësi që Uashingtoni mbështeti për vite me radhë një regjim të korruptuar që u shemb si kështjellë rëre para talibanëve, më të pakët në numër dhe më të pa armatosur? A përputhet kjo strategji e tërheqjes blitz me slloganin e Bidenit “America is back” në skenën globale, që mëtonte të krijonte një thyerje me politikën e jashtme të Trump?

Kontradiktat e vendimit amerikan janë të pafundme, por gjithsesi, këtu në mikrokozmosin tonë të vogël është më e dobishme dhe më e shëndetshme të fokusohemi te dilemat që na shkojnë për shtat.

Pse një lajm kaq i rëndësishëm i’u mbajt i fshehtë publikut shqiptar dhe u zbulua nga një media ndërkombëtare? A pati një diskutim dhe konsensus paraprak për këtë? Me kë u konsultua kryeministri Rama kur-, ashtu sikurse pranon vetë-, u vetëofrua në samitin e NATO-s ta luajë këtë rol?

Dhe më tej: Po vërtet, ne duhet ti pranojmë ata banorë të Kabulit dhe qyteteve të tjera të mëdha, që përkthyen për perendimorët, që shpesh u shpëtuan jetën atyre, që ndihmuan forcat ushtarake në betejën me obskurantizmin, po a kemi të drejtë ne të dimë se sa do të rrinë këtu, përpara se të largohen për në SHBA? Se sa do të jenë në numër? Se ku do të qëndrojnë?

Sepse kështu si po ngjizet ky proces, i cili propogandohet se bëhet në emër të popullit, të kodit tonë të besës, të traditës së mikpritjes, të vazhdimit të ndihmës që u dhamë hebrejve, duket sikur e shpërfill krejtësisht respektin ndaj sovranit.

Më shumë ai i ngjan pakteve okulte, që SHBA shpesh ka bërë në histori me regjime autoritare dhe diktatoriale, ku vendimet i merr një njeri i vetëm.

Edi Rama nuk e humbi rastin për ta përforcuar këtë bindje me mënyrën arrogante se si e shpalli lajmin para shqiptarëve.

Edhe një argument që u potenciua shumë nga kryeministri e që si papagall e përsërit edhe opozita është detyrimi që ne kemi si vende anëtare të NATO-s.

Kjo është një gënjeshtër.

Në fillim të këtij muaji letra e nënshkuar nga gjashtë ministra të brendshëm dhe sekretarësh shteti (Austria, Danimarka, Greqia, Gjermania Holanda dhe Belgjika), që janë pjesë e Aleancës Atlantike dhe BE, shkaktoi një skandal. Në teksin e saj sekret, drejtuar Brukselit, këto vende kërkonin kthimin urgjent të aryre refugjatëve afganë që kishin kërkuar strehim në vendet europiane.

Kjo qasje që bie ndesh me parimet dhe vlerat bazike njerëzore, e që i çon drejt e në gijotinë ata që janë munduar ti shpëtojnë talebanëve në vendin e tyre, kërkohej me një qëllim të vetëm: Për të mos hapur precedentin e refugjatëve të tjerë drejt Europës, tani kur perendimorët po largoheshin përfundimisht nga Afganistani.

E pra, a jemi ne shqiptarët mbrojtës më të mëdhej të vlerave të shoqërive demokratike se Austria, Danimarka, Gjermaia apo Hollanda? A kemi ne më shumë detyrime ndaj NATO-s se ato?

Natyrisht që jo. Ajo që duhet thënë troç është se vende si tonat përzgjidhen për tjetër arsye: për mungesë të demokracisë së brendëshme dhe për një shpërfillje përçmuese ndaj opinionit të tyre publik.

Pra edhe nëse Rama është vetëofruar edhe nëse i’a kanë kërkuar, ky është thelbi i planit për ti sjellë të larguarit nga Afganistani në Shqipëri.

E këtu dalim tek një problem tjetër. Tek rasti Erdogan, që përpos se vëlla, Edi Rama e ka si model politik.

Tashmë të gjithë analistët dhe kritikët e pranojnë se marëveshja që thuri Merkel me Erdoganin në 2016, për të bllokuar në Turqi dhjetra mijra refugjatët e konfliktit në Siri, që po dyndeshin në portat e Europës, jo vetëm e ka ndihmuar me miliarda regjimin e autokratit turk, por dhe ka zbutur qëndrimin e BE ndaj shtypjes që ai i bën opozitarëve, gazetarëve, universitarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Kjo fabul e njohur, kur një autokrat që ka nënshtruar popullin e tij e përdor atë si monedhë këmbimi për të ruajtur legjitimitetin ndërkombëtar është e njohur.

Ajo rrezikon të përsëritet edhe tek ne.

Prandaj cilido që realisht është pro ardhjes këtu të të larguarve nga Afganistani, në emër të vlerave demokratike dhe njerëzoëre, duhet të militojë njëkohësisht që ata të mos shndërrohen padashur në roje të një regjimi të njëjtë me atë që është instaluar në brigjet e Bosforit.

Ne duhet të jemi po hapjes së dyerve për ta, por kundër mënyrës se si kjo po ndodh. /Lapsi.al

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë