Mix 2 Mix

Edukimi mjedisor në shkolla një nevojë për të formuar vendimmarrësit e ardhshëm

Edukimi mjedisor në shkolla një nevojë për të formuar

Laerta Tani zgjohet çdo mëngjes me vështrimin që tretet mbi lumin Vjosa, në gjarpërimin e tij madhështor nëpër grykën e gjelbërt të Këlcyrës. Për qytezën jugore të Shqipërisë, me një numër popullësie prej 4400 banorësh, Vjosa përbën jo vetëm një pasuri që mund të shfrytëzohet, por shtron përpara tyre edhe përgjegjësinë për t’u kujdesur për lumin. ‘’Unë dua që të rinjtë e Këcyrës ta shikojnë Vjosën me sytë e dashurisë, jo vetëm të nevojës” shprehet mësuesja e histori – gjeografisë, në shkollën 9 vjeçare “3 dëshmorët”.

Me dashurinë e dyfishtë për profesionin dhe Vjosën, Laerta i njeh nxënësit e saj me veçoritë e lumit të fundit të egër të Europës, herë përmes aktiviteteve në klasë, e shpeshherë në ekspeditat buzë lumit. “Ata duhet të njihen me burimin kryesor, me degët, florën dhe faunën, atë që e dëmton lumin, me përgjegjësine për ruajtjen e tij, dhe po ashtu për politikat e ndryshme që duhet të ndiqen nga pushteti vendor apo ai qendror” – shprehet mësuesja nga Këlcyra

 Sipas saj ka ardhur koha që aktivitetet e vogla që realizohen me iniciativën e saj personale apo me ndihmën e shoqatave mjedisore, të kthehen në politika të mirëfillta që i shërbejnë ruajtjes së mjedisit në një kohë afatgjatë. “Mendoj se duhet të ketë një program të posaçëm për edukimin mjedisor, të paktën për ne që jetojmë pranë pasurive natyrore si Vjosa, kërkohen politika informuese për fëmijët” – shprehet mesuese Laerta, e cila shton se “kjo politikë duhet të ndiqet për shkollat 9 vjeçare dhe gjimnaz, në mënyrë që të rinjtë të eksplorojnë çeshtjet e mjedisit, dhe të ndikojnë më vonë në vendimarrje”.

Në vitin 2022 Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura nisi një program mbi “Edukimin mjedisor” në shkolla për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj. Megjithatë ekspertët thonë se kërkohet një ndërhyrje e plotë në kurrikulat mësimore, duke ndjekur ato më bashkëkohoret.

“Edukimi mjedisor tek fëmijët është kyç, sepse kështu ata ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e biodiversitetit, ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, për rreziqet që i kanosën, dhe nesër, kur ata mund të jenë vendimmarrësit, do të marrin vendime të drejta për thesaret natyrore të vendit” – shprehet Besjana Guri, nga organizata mjedisore Eco Albania, që ka udhëhequr fushatën për mbrojtjen e Vjosës në Shqipëri dhe programet e edukimit mjedisor pranë organizatës.

Prej vitit 2018 ata kanë punuar mbi një kurrikul e cila përmban eksperimente dhe lojra për nxënësit e shkollave “9 vjeçare”, dhe është zbatuar gjerësisht gjatë vitit të kaluar. “Kjo kurrikul e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit është zbatuar në rreth 50 shkolla, kryesisht ato të zonave rurale apo të mbrojtura” – shton më tej ekspertja Guri. “Kurioziteti dhe dëshira për të mësuar është tepër i madh tek fëmijët, por kjo përpjekje duhet të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit” – shton më tej Guri.

Fundime Miri, e cila punon prej 20 vitesh si pedagoge dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Tiranës, e quan edukimin mjedisor një hap të rëndësishëm në formimin e brezave të ardhshëm. “Studentët e shkencave natyrore kanë një lidhje të veçantë me mjedisin dhe e zhvillojnë atë në formën e kërkimeve shkencore, megjithatë kjo duhet të nisë shumë më herët”- shprehet pedagogia.

Sipas saj detyra e studentëve dhe kërkuesve shkencorë është që të sjellin të dhëna dhe të ndërtojnë programe afatgjata për mbrojtjen e mjedisit, siç ndodhi me rastin e Vjosës. “Gjetjet shkencore në lumin e Vjosës janë paraqitur dhe diskutuar në disa aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk i shërbejnë vetëm Shqipërisë, por shkencës në tërësi” – shprehet Fundimja.

Ndaj, sipas shkencëtares, kërkohet një bashkëpunim i ngushtë mes qeverisë dhe kërkuesve shkencorë për të hartuar politikat e duhura për të ruajtur botën e gjallë, ekosistemet e rralla si Vjosa, dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj mjedisit në tërësi.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë