Analiza

Kriza ekonomike është e rëndë, por zgjidhje ka …. nëse do Rama!

Kriza ekonomike është e rëndë, por zgjidhje ka ….

Nga Nikollaq Neranxi

 

Shqiptarët këto ditë po përballen me rritje të frikshme të çmimeve dhe pyetja që iu vjen të gjithëve në mendje është, pse lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, solli rritjen e çmimeve të produkteve më jetësore dhe pyetja tjetër akoma më e rëndësishme është se si do ta menaxhojë qeveria shqiptare krizën, si do t’i ndihmojë ajo qytetarët dhe bizneset që të qëndrojnë në këmbë dhe ta përballojnë atë?

Kryeministri Rama, si përherë nuk na dha ndonjë përgjigje, përveç konstatimit se “Lufta të ngre zgupthi!” Ndërkohë, përsa i përket rritjes së çmimit të karburantit, zgjidhja qeveritare ishte që cigaret të shkojmë t’i blejmë në këmbë dhe jo me makinë!!! Rama këto ditë dramatike, nuk harron të përmendë edhe “suksesin” e madh të qeverisë së  tij që nuk rriti çmimin e energjisë për qytetarët, një mashtrim i hapur ky, sepse e vërteta është se bizneset, që nga janari i këtij viti, e pagujnë energjinë dyfish më shtrenjtë dhe kjo kosto e shtuar, ka bërë që sipërmarrit të ulin rrogat, të shkurtojnë personelin dhe të rrisin çmimet, në mënyrë që të mos falimentojnë. Pra llogaritë se çfarë u ul dhe çfarë u ngrit, i bëni vetë, nuk keni nevojë për matematikën e Ramës.

Sa për karburantin, nuk është problemi tek ata që makinën e përdorin për qejf, zgjidhja kërkohet në rradhë të parë për individët dhe bizneset, të cilët me makina, nuk shkojnë për të blerë cigare, por për të punuar dhe jetuar. Çdo qeveri sot në botë po gjen zgjidhje për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Në situata të jashtëzakonshme, asnjë qeveri nuk duhet të ngrejë duart lart siç bëri Rama gjatë pandemisë që na mori çdo taksë si të ishte një vit normal dhe siç duket ka në plan të bëjë përsëri tani që bota kërcënohet nga lufta dhe pasojat e saj.

Ndërkohë, ka një problem tjetër akoma më të madh që kjo krizë e nxorri në pah. Rusia, vendi që i ka shpallur luftë Ukrainës, nuk ka vënë në vështirësi konsumatorin e huaj vetëm për gazin dhe karburantin si një mega eksportues, por edhe për produktet ushqimore. Rusia dhe Ukraina së bashku, sigurojnë një të tretën e grurit dhe misrit të të gjithë botës. Rusia është në vend të parë, por edhe Ukraina ka një peshë të madhe në tregun global, të dyja janë eksportuese të rëndësishme të lëndëve të para të industrisë ushqimore.

Vlen të përmendet se 80% e vajit të lulediellit të të gjithë botës, prodhohet nga këto dy vende. Po kështu edhe bishtajoret, produkte jetike për konsumatorin. Tashmë në vendet e Unionit, gruri kuotohet me 9% më shumë dhe me tendencë akoma në rritje, ndërsa soja dhe misri, me 5% rritje. Kjo emergjencë botërore, si rezultat i ndërprerjes së furnizmit me këto produkte jetike, ka bërë që çdo shtet të ndërtojë strategji për të përballuar situatën e rëndë.

Përsa i përket karburantit, shumë vende të botës po shohin mundësitë e heqjes së akcizës dhe taksave, deri sa kriza të kalojë. Në Shqipëri, kjo duhet bërë me urgjencë. Shqiptarët e kanë paguar gjithmonë më shtrenjtë karburantin në krahasim edhe me vende të zhvilluara në Europë, si pasojë  e taksave të larta. Aktualisht, në çmimin e karburantit, aplikohen 8 taksa, një rast i paprecedentë, jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë riliencimi. Këtyre katër taksave që shkojnë në buxhetin e shtetit, u shtohen dy të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, të cilat të dyja bashkë rëndojnë 3 lekë në çdo litër karburant. Në fund, mbi katër taksat shtetërore dhe tre private, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Tvsh-ja mbi naftën është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave që qytetarët paguajnë për një litër naftë plot 112 lekë. Nëse qeveria i heq këto taksa deri në fund të krizës të paktën, edhe xhepat tanë do të merrnin frymë.

 

 

Përsa i përket produkteve ushqimore, sidomos atyre të shportës, ato janë të gjitha në rritje për shkak se eksportuesit kryesorë të botës, janë në luftë. Siç e dimë, kjo qeveri nuk bëri asnjëherë një program serioz për të stimuluar prodhimin vendas, veçse u tall me fermerët dhe blegtorët me shpikje si ajo e Akademisë së barinjve. Në një vend ku para viteve 90-të prodhohej çdo gjë, edhe për shkak të klimës së mirë, sot bujqësia është në nivele mjerane.

Dhe në situata krize si kjo, e kupton se çfarë do të thotë të varesh nga të tjerët edhe për bukën e përditshme.

Por sot, nuk shtrohet vetëm problemi se po shtrenjtohen produktet, por a do gjejmë, sepse tregu ndërkombëtar i ka dhënë tashmë sinjalet e mungesave në eksporte.

Prandaj në këto kushte, qeveria shqiptare, minimalisht mund të bënte TVSH – në zero për produktet e shportës, që ne sipërmarrësit të gjejmë tregje të tjera e të furnizojmë tregun tonë, e shteti të ndihmojë me lehtësim të barrës fiskale. Gjithashtu edhe çmimin e energjisë për biznesin duhet ta ulë sa individët, si dhe takasat vendore duhen ulur e disa të panevojshme duhen hequr, që biznesi të vazhdojë punën e të mos falimentojë.

Gjithmonë, edhe në situatat më të vështira, shteti nëse do, gjen mënyra për të ndihmuar qytetarët e tij, ata të cilët paguajnë gjithë jetën taksa, që shteti t’i gjëndet pranë në situata si kjo që kemi sot. Nëse edhe tani nuk do ta bëjë, s’do të doja as ta mendoja se çfarë mund të ndodhte. Se çfarë bëjnë shqiptarët në momente krizash ekonomike, mjafton të kujtojmë vitin 97. Shpresoj që të mos e përjetojmë edhe një herë atë tmerr, sepse nuk do kemi nevojë për pushtues që të shohim luftë, pasi do fillojmë të vrasim njëri-tjetrin!

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë