Analiza

Pikëpyetjet e “verifikimit” për Nesti Angonin

Pikëpyetjet e “verifikimit” për Nesti Angonin
 

Ka një debat të madh mes juristëve të cilët më kanë bombarduar me rekomandime dhe opinione rreth kallëzimit “anonim” të Nesti Angonit si një praktikë e sajuar për të marrë nën hetim një person për arsye politike apo mllefe personale, siç është rasti i Erion Veliajt. Shumë prej tyre thonë se ekziston gjithë baza ligjore që të ngrihet padi ndaj prokurorit për fillimin e një procedimi penal të paligjshëm. Të tjerë thonë se duhet një hetim parlamentar pasi kjo prek në thelb sigurinë që jep sistemi juridik për qytetarët.

Ka edhe të tjerë që e personalizojnë me faktin se prokurori është një ushtar i Berishës, i përfshirë në një skemë politike për të goditur një kundërshtar të tij, me qëllim që SPAK të kompensojë raportet e këqija me Berishën. Dhe dukshëm, këto dy ditë ai i ka përmirësuar, pasi nga "organizatë kriminale" SPAK është shpallur “monument kulture që mbrohet nga Berisha”.

Unë nuk kam kompetencë juridike të përzgjedh se kush ka të drejtë prej tyre, ndaj është mirë që debatin ta bëjnë publik dhe jo në inbox-in tim.

Ajo që unë shikoj si tërësisht të dyshimtë është jo vetëm sajimi i një letre anonime, por edhe legjitimimi i saj si kallëzim.

Së pari, personi inekzistent Nesti Angoni ka firmosur. E publikova dje firmën e tij. Pra, kemi një njeri të gjallë që ka firmosur në një letër dhe e ka çuar me dorën e tij në SPAK, jo me postë. Kështu thuhet në përshkrimin e vendimit të gjykatës për kallëzuesin Angoni.

Kjo do të thotë se kemi një njeri që fizikisht ka shkuar në SPAK më 23 korrik, ka firmosur një letër dhe ka ikur. Madje ka dhënë dhe adresën e shtëpisë: “Lagjia 5 Maji nr. 71, Tiranë”. Adresën e kanë zgjedhur me tematikë, meqë në bllokun "5 Maji" ka pasur konflikte me Bashkinë

Pikëpyetjet e “verifikimit” për Nesti Angonin
 

Dërgova gazetarë aty, por nuk gjetën asgjë. Ftoj edhe kolegë të tjerë gazetarë të shkojnë e ta kërkojnë, sidomos ata që janë shumë të informuar për Nesti Angonin.

Verifikimi i parë që duhet të bënte SPAK ishte firma e tij dhe adresa. Në vend të tyre, SPAK ka verifikuar se ekziston shtetasi Gentian Sula, i cili sipas QKB-së rezulton i punësuar te AgiKons.

Po ashtu, ka verifikuar se ekziston shtetasja Gentiana Sulaj, e cila rezulton e punësuar si Drejtuese e Institutit për Dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu, ekziston shtetasi Erion Veliaj, i punësuar në Bashki, dhe shtetasja Ajola Xoxe, e punësuar në një studio avokatie. Dhe se këta njihen me njëri-tjetrin.

Pas kësaj, ka nisur hetimi.

Denoncimi fizik i Nesti Angonit nuk është nga ato krime inteligjente që mezi zbulohen. Ka kamera në SPAK, ekziston personi që e ka çuar letrën, ekziston edhe një adresë, një nënshkrim dhe personi që e ka protokolluar.

Verifikohen këto më parë nëse ekzistojnë apo jo, pastaj verifikohet ekzistenca reale e njerëzve që ai përmend.

Fakti që SPAK thotë në përmbledhjen e vendimit të tij se "nuk ekziston shtetasi Nesti Angoni", ndërkohë që ai e ka dorëzuar fizikisht në SPAK kërkesën dhe ka dhënë adresë, është i mjaftueshëm për të besuar se Nesti Angoni është prokuror i SPAK-ut ose se SPAK ka nisur një hetim tërësisht të paligjshëm, duke mos konsumuar në mënyrë thelbësore procesin e verifikimit, por duke e justifikuar atë me një verifikim emrash të atyre që përmenden në letër

Dhe kjo është një çështje shumë serioze.

Ky realisht është një proces që njihet si "fishing expedition", ose për ta përkthyer më qartë në shqip, një "gjueti shtrigash", një shprehje që përdoret për të përshkruar një kërkim ose hetim që bëhet thjesht për të parë nëse mund të gjendet diçka komprometuese.

Dhe kjo nuk është praktika e parë që bëhet nga SPAK. Tani po kthehet në një traditë. Kjo është më flagrantja, pasi nuk është iniciativë direkte e tyre, por e maskuar pas shpikjes së një personi anonim, të cilin edhe e pranojnë që nuk ekziston, por e marrin si të mirëqenë dhe fillojnë hetimin.

Nuk po them pastaj ato që thotë Paloka, që "ne e morëm vesh të parët arrestimin e tij dhe lajmërova grupin", apo faktin që kontrolli i banesës së Veliajt u bë një ditë pasi Berisha i kërkoi falje Olsi Dados që e kishte atakuar kot për lidhje me bandat e Durrësit.

Këto mbeten për t’u parë, pasi do të mjaftonte fakti që dosja Toyota Yaris, e shpallur sekret shtetëror nga SPAK, njihet vetëm nga dy prokurorë, gjyqtari Bano dhe Sali Berisha.

Pra, ose gjyqtari ose një nga dy prokurorët ia kanë çuar dosjen Berishës, kurse ne na thonë "po e botuat, do shkoni në burg". Ndërsa Berisha e lexon përditë dhe e duartrokasin.

Ajo dosje, në fakt, hedh në erë gjithë integritetin e SPAK, pasi kur të bëhet publike, do dalë që SPAK ka toleruar brenda tij prokurorë të përzier në veprimtari kriminale, dhe e ka shpallur "sekret shtetëror", ndërkohë që legjitimon si të vërtetë një copë letër me gënjeshtra nga një person inekzistent.

Të gjitha këto tregojnë se ka një deformim të madh të integritetit profesional brenda institucionit, një keqpërdorim politik të informacionit dhe hetimit, dhe mbi të gjitha një përpjekje për të bërë politikë me drejtësinë.

Qëllimi i drejtësisë së re ishte që politika të mos merret me drejtësinë, dhe nuk duhet të merret, por nëse drejtësia merret me politikë, natyrisht që pastaj nuk janë pushtete të ndara, por rivale.

Dhe natyrisht, rivalët do të përplasen.

 

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë