Analiza

Ja pse nuk do të ketë asnjë qeveri PS-PD

Nga Carlo Bollino

Deklarata e bërë pardje nga Edi Rama, gjatë një interviste në Report TV, përmes të cilës ofroi gatishmërinë e tij për “një bashkëpunin më te ngushtë me Lulzim Bashën, pasi PS do të fitojë zgjedhjet", shkaktoi një furtunë. Bashkëpunimi mes shumicës dhe opozitës është një rregull normal në demokraci, por ta thuash në Shqipëri, duket një revolucion. Për tetë vite opozita protestoi duke akuzuar mazhorancën socialiste se i ka hequr çdo kompetencë dhe pushtet, deri në pikën sa vendosën të digjnin mandatet në formë proteste. Tani që Edi Rama premton se mund të ndryshojë, duke u impenjuar që në rast fitoreje të socialistëve të bashkëpunojë me Lulzim Bashën, opozita e konsideron një provokim.

Në realitet të gjithë duket se kanë ngatërruar ofertën për bashkëpunim qeveri-opozitë, me një propozim bashkëqeverisjeje PS-PD. I pari që ra në këtë keqkuptim ishte Lulzim Basha që pak ore me vone nxitoi të deklaronte se “në qeverinë e PD nuk do të ketë vend për Edi Ramën”, pa kuptuar që propozimi eventualisht ishte e kundërta. Basha arriti deri aty sa ta paraqesë ftesën e Ramës si provë që kryeministri tashmë është i bindur se do të humbë zgjedhjet, duke harruar faktin e thjeshtë se, nëse Rama do të bëhej pakicë, nuk do të ishte në gjendje t'i ofronte bashkëpunim askujt.

Pastaj i erdhi radha Ilir Metës të binte në të njëjtin kurth, i terrorizuar nga një marreveshje e mundshme që e perjashtoi totalisht, duke arritur të thotë se nëse dëshiron një bashkëqeverisje PS-PD, Rama duhet të firmosë një marrëveshje para zgjedhjeve. Një absurditet, jo vetëm sepse nuk i takon Presidentit të Republikës të vendosë kushte në emër të opozitës, por mbi të gjitha, sepse oferta e Ramës ishte e një natyre komplet tjetër.

Nuk mund të përjashtohet që Edi Rama, që s’e ka fshehur asnjëherë se e konsideron politikën si një lojë shahu, deshi të provokojë me qëllim keqkuptimin për të parë reagimet e kundërshtarëve të tij. Po përtej strategjisë së tij të komunikimit, është e dukshme nga shumë faktorë të tjerë që nuk do të ketë asnjë qeveri të ardhshme PS-PD.

1) Arsyeja e parë është se, nëse Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, nuk ka asnjë nevojë numerike të bëjë aleancë me PD. Edhe pse është e parashikueshme që radhët e shumicës do të shtoheshin shumë shpejt vetvetiu, siç ka ndodhur përherë nga dalja vullnetare e atyre që kane braktisur radhët kundërshtare. Ajo që në fakt pritet është se (siç e ka premtuar Rama) në mandatin e tij të tretë, t’i lejojë opozitës rol dhe kompetenca që i takojnë pa e turpëruar me logjikën e ashpër të kartonave. Nëse opozita e pranon, sigurisht. Të bashkëpunosh me opozitën, nuk do të thotë të qeverisësh bashkë, por të ofrosh role dhe pozicione politike, duke filluar për shembull nga Kreu i ardhshëm i Shtetit. Nga ana tjeter nëse do të jetë Lulzim Basha ai që do të marrë 71 mandate bashkë me aleatët, as ai nuk ka asnjë arsye të hapë portat e qeverisë ndaj kontributit socialist. Mbetet për t’u parë se në ç’mënyrë do të bashkëpunojë me opozitën.

2) Arsyeja e dytë se pse nuk do të ketë asnjë qeveri PS-PD, është se, edhe pse do të donim ta përkthenim si një propozim për bashkëqeverisje deklaratën e Edi Ramës, ajo kishte dhe një kusht të pandarë: domethënë, që Lulzim Basha duhej të ndërpriste më parë bashkëpunimin e tij me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Kusht që Lulzim Basha nuk mund ta realizojë. Së pari, sepse Basha nuk dëshiron të ndahet pasi është pjesë e klanit familjar të ndërtuar nga Sali Berisha që në 2005 pas krijimit të KOP, në krye të të cilit jo rastësisht vuri pikërisht Lulzim Bashën. Por, edhe nësë Basha do të vendoste që nesër të ndahej më në fund nga “babai” i tij politik, nuk mund ta bëjë: Pjesa më e madhe e grupit parlamentar që do të drejtojë në fakt do të përbëhet nga njerëz besnikë të Sali Berishës, i cili ishte vendimtar në ndërtimin e listave dhe grupi parlamentar i LSI, partia e dytë aleate, do të jetë totalisht në duart e Ilir Metës. Kështu pra, Berisha dhe Meta janë dhe do të mbeten edhe në të ardhmen kontrolluesit e çdo veprimi politik të Lulzim Bashës. Vetëm Berisha ruan të drejtën për t’u çliruar prej tij, dhe nuk përjashtohet të jetë gati ta bëjë në rast të një humbje të re elektorale. Basha, nga ana e tij, është i denuar t’i qëndrojë besnik Berishës përgjithmonë.

3) Arsyeja e tretë për të cilën nuk mund të ketë asnjë qeveri PS-PD është thjeshtë sepse formula nuk do të funksiononte. Pas marrëveshjes së 17 majit 2017, pati një “provë të përgjithshme” të koalicionit të madh kur, edhe pse për pak muaj, PD dhe PS qeverisën bashkë. Rezultati ishte katastrofik, edhe më i keq se bashkëjetesa e vështirë mes PS dhe LSI gjatë 4 vjet bashkëqeverisjes. Nëse Edi Rama do të fitojë me 25 prill siç ai shpreson dhe siç sondazhet e parashikojnë, nuk ka asnjë interes të shohë të falimentojë mandatin e tij të tretë vetëm e vetëm për të ndarë timonin me rivalin e tij politik.

Natyrisht opinioni publik shqiptar dëshiron paqe politike, ambasadorët do të ishin të lumtur, dhe me të ngjarë Brukseli do të ishte i gatshëm të shpërblente këtë marrëveshje të pabesueshme me hapjen e menjëhershme të negociatave. Por bazat militante të dy partive nuk janë gati. Edi Rama dhe Lulzim Basha duhet të qëndrojnë të ndarë përgjithmonë. E vetmja shpresë është që gjuha e tyre të qetësohet dhe që shumica dhe pakica të mësohen të paktën të njohin rolin ndaj njëri-tjetrin. Ndoshta bashkëpunimi që premtoi Edi Rama ishte pikerisht ky: respekti përballë kundërshtarit.

Fusha e shahut mbi të cilën dëshiron të luajë Rama është një shesh i hapur, ku kundërshtarët sfidojnë njeri-tjetrin. Ndërsa beteja që kërkon të bëjë kjo PD, është një përplasje mes armiqsh, të ngujuar brenda kullash të mbyllura për të tjerët.

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë