Analiza

Cilën parti do votojnë të dielën, 150.000 shqiptarë në Gjermani?

Nga Kreshnik Spahiu

Të dielën, Gjermania mbyll kapitullin dhe ciklin e fenomenit Merkel, duke votuar për hapjen e një etape të re.

Pensionimi i Zonjës Merkel nga çdo funksion politik, ka krijuar një garë të barabartë dhe ka hapur të gjitha alternativat zgjedhëse dhe vizionin për një Gjermani ndryshe. Pas 18-muajsh krize pandemike, nga e cila afro 30% e bizneseve të vogla rrezikuan falimentimin, 12% e koorporatave u futën në procedura mbylljeje apo kolapsi financiar dhe 7% e ndërmarrjeve të ndërtimit u pezulluan në aktivitet.

Nga sondazhet e javës, koalicioni CDU/CSU, dukshëm nuk mund të jetë lokomotiva e një qeverisjeje të re, madje rrezikon që mos të jetë fare pjesë e qeverisjes.

Kandidati Laschet, ka mungesa të theksuara karrizme dhe mbetet një hije e lideres Merkel.

Të dielën, së paku 150.000 shqiptarë (shifër jo zyrtare) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva me pasaportë gjermane, kanë të drejtën të bëjnë zgjedhjen e tyre për 6 partitë kryesore gjermane.

Ndonëse, 1 në 4 shtetas gjermanë ka një origjinë të huaj, në pushtetin legjislativ, ata nuk përfaqësohen as me 8%.

Kryesisht partitë politike gjermane nuk i kanë dyert e hapura të përfaqësimit për të huajt, jo ekuivalente me dieversitetin multinacional dhe multikulturor të një Gjermanie, e cila është shndërruar në një metropol mini “America” të dekadave të fundit në Europë...

Shqiptarët, pavarsisht se janë një nga kombet më të mëdha në numër, (minimalisht 600.000 nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia) nuk përfaqësohen aktualisht aspak në organet e zgjedhura.

Edhe në këto zgjedhje, shqiptarët nuk janē tërsisht unik në votën e tyre, por ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ka një prirje ndryshe.

Dhjetëra intelektulë dhe biznesmenë në Hamburg po mbështesin në një fushatë aktive, Partinë Social-Demokrate dhe kandidatin Metin Hakverd.

Dafina Berisha dhe Kastriot Krasniqi kandidojnë në listat e SPD në dy qytete të ndryshme.

Disa shqiptarë të tjerë në Kiel, me origjinë nga Gjakova janë rreshtuar pro CDU. Ndue Oroshi përfshihet në listat e demokristianëve dhe është një aktivist i njohur në zonë.

Të Gjelbrit, edhe për shkak të gabimeve të kandidates së tyre Baerbock, kanë vetëm rreth 15 përqind të votave. Një rezultat i mirë ky për të Gjelbrit, por larg ëndrrave të së kaluarës.

Shqiptarja Lendita Musliu ka shance të jetë një kandidate pretendente për Bundestag.

Gjithësesi, me sa duket, shumica e shqiptarëve këtë radhë po tregohen pragmatistë dhe po orientohen në disa qarqe elektorale drejt votës për SPD për disa arsye:

- sepse kandidati Scholz ka më shumë shanse tē jetë kancelari i ri i Gjermanisë

- sepse SPD dhe deputetët e saj, ishin nxitësit dhe promotorët e votës pro Shqipërisë në BE.

- sepse kandidati Scholz është një kopje dhe vazhdimësi e politikave të Kancelares Merkel, si një homolog i saj prej vitesh në qeverisje

- sepse SPD dhe Scholz kanë programin më të hapur dhe më integrues për të huajt

- sepse SPD garanton një pagë minimalisht 12 euro/ora, pension stabël dhe ndërtimin e 400.000 banesave për nevojtarët.

- sepse, në SPD garojnë në lista dy shqiptarë, pavarsisht se mund mos kenë shanse për t’u zgjedhur deputetë.

Shqiptarët në Gjermani, në këto zgjedhje, për herë të parë po ndikojnë fortë me votën e tyre në rezultat.

Shqiptarët në Gjermani, me shumë zgjuarsi nuk kanë treguar preferencë për ideologjinë e djathtë apo të majtë, por po orientohen drejt fituesit.

Shqiptarët në Gjermani, të dielën do zgjedhin, por edhe do zgjidhen, duke qenë në lista.

Shqiptarët në Gjermani, këtë muaj i shihje kudo, në krah të disa protagonistëve në zgjedhje.

Gjermania voton të dielën dhe sipas të gjitha studimeve rezultatet mund të jenë dy:

- ose kolaicioni do jetë i njëjtë, por me rotacion brenda llojit, që nënkupton, SPD kalncelarin dhe CDU/CSU në bashkëqeverisje FDP

- ose tre parti të majta SPD-Të majtët-Të Gjelbërit në bashkëqeverisje

Të dielën voton Gjermania, por edhe një pjesë nga Shqipëria.

Sot Bundestagu ka 709 deputet dhe vetëm 59 prej tyre kanë pjesërisht origjinë të huaj por asnjëri shqiptar. Shumë pak në raport me numrin e migrantëve në tërësi. Kjo i shtyn migrantët në përgjithësi dhe shqiptarët në veçanti që të votojnë për atë parti e cila ka hapur më shumë deputet në lista të huaj dhe që ka një program barazie sociale, por dhe strategji integruese.

Zgjedhjet e së dielës janë ndryshe, sepse Gjermania dhe Europa nuk janë njësoj si 4-vite më parë. Prandaj, vota për Gjermaninë e 4-viteve të ardhshme, mund të ndryshojnë të ardhmen e një Europe tjetër, ku shqiptarët mos kapërcejnë murin e Berlinit, por muri Europian të ndërtohet përtej Ballkanit dhe pasaportat e BE-së të kenë flamurin me 32 yje.

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë