Analiza

Bomba e SHBA mbi Berishën, si fundi i tranzicionit

Nga Enton Abilekaj

Një zhurmë e fortë, si shpërthim u dëgjua sot në Tiranë dhe jo vetëm. Interesit të madh të publikut dhe mediave, nuk mundi t’u përgjigjej dot as policia. Disa jepnin versionin e zhurmës së avionëve. Ndërsa grupet e policisë kërkonin të dhëna, bomba plasi në rrjetet sociale. Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, publikoi në Twitter vendimin për të shpallur non grata në SHBA, Sali Berishën dhe familjen e tij.

Një vendim drithërues për nga pesha, kur bëhet fjalë për një ish-President dhe ish-Kryeministër, një deputet në parlamentin e ri që është pika e referimit të Partisë Demokratike. Duke lexuar dhe rilexuar për ta besuar goditjen më të fortë që SHBA ka bërë në politikën shqiptare, kuptohet se në shpjegimin që Blinken i bën vendimit, nuk mund të hiqet asnjë presje. “Në cilësinë e tij, si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve për dhe marrje të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.

Këto akuza nuk janë të reja, nuk janë as të Edi Ramës. Janë akuza që media ia ka bërë Sali Berishës kur ishte Kryeministër, janë akuza për të cilat ajo pjesë joklienteliste e medias, kërkonte largimin e tij sa më parë, duke u reshtuar në frontin opozitar. Vecanërisht me Gërdecin dhe më pas me 21 janarin, ku jo vetëm u vranë njerëz, por edhe u tallën. Ku drejtësia nuk u bë dhe akoma familjarët e viktimave kanë shpresë dyerve të SPAK.

Edi Rama i përdori këto akuza, për 8 vjet, duke e konsideruar Sali Berishën, ashtu si Fatos Nano deri në 2005, si pasurinë politike më të madhe.

Me gogolin e Berishës, Fatos Nano mbajti në pushtet partinë e tij deri në 2005, me gogolin e Berishës, Edi Rama fitoi mandatin e tretë. Ndëshkimin e Berishës nga Drejtësia, largimin e tij nga politika, më pak se kushdo do ta dëshironte ai që e përdori si gogol. Ndëshkimi politik apo ligjor dukej i pamundur, përsa kohë prezenca e tij në PD jepte përfitime tek kundërshtarët. Me këtë lojë të përdorimit si gogol me kushtin që të mos ndëshkohej politikisht dhe juridikisht, duket se kishte rënë dakord në heshtje edhe Berisha.

Vendimi i Departamentit të Shtetit, e ndali lojën dhe dha një mesazh për të gjithë. I pari për shoqërinë, që prej 30 vjetësh ka qenë e paaftë të largojë qoftë edhe një nga politikanët e tranzicionit. Të parin Sali Berishën. Elita politike shqiptare, si askund në Europë apo edhe Ballkan, donimohet nga politikanët e vitit 1990, që kanë patur detyrat më të larta dhe janë përgjegjësit më të mëdhenj për mjerimin dhe mungesën totale të Shtetit.

Përderisa shoqëria nuk po e bënte, përderisa drejtësia nuk po ndëshkonte, përderisa politika po e impononte, një aleat strategjik si SHBA, vendosi t’i japë fund stanjacionit.

Është mesazh për Partinë Demorkatike, që nuk po mundet të ndahet nga e kaluara, nga oferta e së shkuarës që dha edhe këto zgjedhje. Për Bashën që duhet ta kishte vrarë politikisht babain dhe dilte pa sfondin e Berishës që i vizatoi me kujdes Edi Rama në fushatë.

Në këtë moment kaq të vështirë për Bashën, në mesin e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit, i duhet të zgjedhë, nëse do të mbajë Berishën për të siguruar kreun e opozitës së përjetshme, apo do të bëjë aktin e vrasjes së babait dhe të sjellë një ofertë të re.

Është mesazh për Ilir Metën, që prej 30 vjetësh në politikë, i ka provuar të gjitha, ka përgjegjësitë më të larta dhe vazhdon të ofrohet si alternativë e re, duke e futur edhe institucionin e Presidencës në përplasje me SHBA.

Është mesazh për Edi Ramën dhe klikën e tij abuzuese, se, nëse sot i shpëtojnë Drejtësisë për shkak të kontrollit dhe presionit mbi të, nesër nuk do të munden. Kur koha e Drejtësisë të mbarojë, dikush do të mendojë për ta zënë vendin e saj, nëse jo shoqëria, nëse jo politika, atëherë SHBA.

Rekordet e abuzimeve që i takojnë qeverisë së Rilindjes, nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar, vetëm se kontrollojnë sot të gjithë pushtetet. Më dhënien e këtyre mesazheve, SHBA i dhanë përgjigjen edhe pyetjes më të vështirë që lindi në 27 prill, pasi njohën fitoren e Ramës, ende pa mbaruar numërimi: Pse nxituan të legjitimojnë masakrën elektorale të Edi Ramës? Arsyeja paska qenë ky projekt, që mesa duket do të vazhdojë. Mes krimit që në aleancë me policinë, prokurorinë dhe partinë bleu zgjedhjet dhe politikanëve të inkriminuar që e mbajnë Edi Ramën të ri në politikë, SHBA kanë zgjedhur të parët.

Mesa duket pas dështimit të të gjitha mjeteve, tashmë u bë e qartë që, shprehja “peshku qelbet nga koka”, nuk mund të bënte përjashtim në Shqipëri. “SHBA bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, pasi provojnë gjithë të tjerat”, thoshte Curchill./Dosja.al

 

 

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë