Analiza

Autogolat amatorë të Berishës dhe Metës! 

Nga Denis Dyrnjaja

Politika shqiptare kryesisht ajo opozitare, është përfshirë nga disa çarje tektonike të forta dhe të thella. Çarja më e madhe është ajo e PD-së mes Lulzim Bashës kryetar zyrtar dhe ish kryetarit dekadist Sali Berisha. Çarje ka edhe mes PD e LSI deri pak muaj më parë aleat të përbetuar kundër Ramës e sot kundër njëri tjetrit. Çarje ka mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Çarje ka edhe në raportet e një pjese të opozitës me SHBA. Ajo më e forta është e Berishës me Washingtonin që e ka shpallur person non grata, por thuhet se në atë listë ka edhe shumë protagonistë madhore të shtetit e politikës në Shqipëri, por ndërsa për Berishën fakti është bërë zyrtar, për këta të tjerët ka mbetur ende në sirtar. Tani të ndodhur para kësaj situate ku në thelb predominojnë interesat për pushtet jo për parime, aktorët të përfshirë nga ethet e luftës shkatërrimtare të kundërshtarit po bëjnë autogola amatoresk politikë duke dashur të nxjerrin të palarat e njëri tjetrit. Psh Presidenti Meta del e thotë publikisht që Basha i është lutur madje dhe paska qarë që të anuloheshin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Referuar ngjarjeve Meta i bie që të jetë prekur nga lotët e Bashës dhe anuloi zgjedhjet në mënyrë antikushtetuese dhe u bë palë me opozitën dhe më konkretisht me Bashën e PD-në. Të mendosh sa të rëndësishme janë zgjedhjet dhe të pavlera realisht janë ato në Shqipëri, pasi varen nga tekat interesat dhe emocionet e individëve. Por çfarë thotë tjetër Meta sot?! Thotë se gjithë këtë nder që i bëri Bashës duke anuluar 30 Qershorin dhe dekretuar si datë të dytë të zgjedhjeve 13 tetorin, kreu demokrat ia shpërbleu duke mos e regjistruar PD-në si subjekt elektoral në KQZ për zgjedhjet vendore të 13 Tetorit 2019. U deshën 2 vjet që Meta të thyente heshtjen e të na tregonte të vërtetën e tij që në fakt është edhe autogoli sesi presidenti nuk paska zbatuar kushtetutën sikurse predikon, por paska rënë pre e emotivitetit nga lutjet e Bashës. Madje kjo është e vërteta denigruese për Bashën, sepse normalisht e vërteta tjetër është që Presidenti u fut me kokë në një aventurë antikushtetuese e cila rezultoi bklof total politik pa asnjë efekt dhe pasojë sikurse ishin bërë kalkulimet. Për të denigruar sa më shumë figurën e kreut demokrat, sot armik e dje aleat, Meta thotë se Basha ishte vizitor i rregullt i shtëpisë së tij. Ndërsa Berisha e paskësh vizituar vetëm një herë. Dhe këtu sërish Meta ekpozon pa teklif veten marrëdhënie jo institucionale, por thellësisht private me Bashën atëherë në dashuri politike me Kryemadhin e cila natën e priste Bashën në shtëpi e ditën e vizitonte në seli. Të gjithë kujtojmë harenë e ngazëllimin e dyshes Basha-Kryemadhi ndërsa bënin strategjitë, mbledhje, protesta e dalje në publik si një trup unik. Nga ana tjetër Berisha nuk po lë gjë pa thënë ndaj beniaminit të tij politik, i cili deri më 9 shtator, ishte e ardhmja, shpresa dhe besimi për shqiptarët, por pasi vendosi të lërë Berishën politikisht vetëm derisa të zgjidhë në Gjykatën Franceze hallin me amerikanët. Lul Basha u bë tradhëtari, mosmirënjohësi, njeriu më i dështuar, më arrogant, më i korruptuar më prepotent që Berisha kishte patur pranë vetes dhe se kishte njohur e ditur. Berisha flet tani për afera të Bashës për Toyota Yaris me para të ndara me Taulant Ballën, flet për dosjen ruse të lobimit të Bashës, i kujton zgjedhjen kryetar bashkie  në 2011-ën si ja ndryshuan rezultatin Ramës  sy për sy. Dhe të gjitha këto përveç se adresohen si shantazh ndaj Bashës në fakt nxjerrin zbuluar sesi këta personazhe fshehin krime dhe akte abuzive me pushtetin. I fshehin nën mëngë dhe i përdorin për shantazh. Por ndërkohë që shantazhojnë edhe veten e zbulojnë. Aq shumë i shtyn dufi dhe inati shpirtëror ndaj njëri tjetrit sa po bëjnë autogola fatale me pasoja edhe penale duke pranuar se kanë fshehur dhe fshehin abuzime me pushtetin, favorizime me heshtje, veprime e mosveprime. E të gjitha këto po provojnë se këta janë politikanë që pretendojnë se janë profesionistë por kanë mbetur amatorë. Me këtë sjellje ata po bëjnë autogola që do t'iu kushtojnë shumë në të ardhmen sepse janë pohime që i implikojnë në shpërdorim detyre e moskallëzime krimesh nëse pretendimet dhe pohimet e tyre janë ashtu siç thuhen në publik prej tyre. Kjo ja bën më të lehtë punën edhe prokurorëve edhe gjykatësve specialë nëse kanë ndërmend të merren një ditë me këta njerëz që për 30 vjet kanë ndërtuar një rrjet intrigantësh mes tyre dhe që sa herë iu prishen interesat ndërpersonalë i nxjerrin njëri tjetrit të palarat dhe fëlliqësitë politike që kanë kryer. Më të ekspozuar në këtë histori janë ata që kanë kryer edhe më shumë afera dhe gjueti, Berisha e  Meta. Ai që ka më pak eksperiencë se këta, Lulzim Basha po tregohet më i përmbajturi dhe më i matur kur pritej e kundërta. Kryesisht ai vepron me mesazhe të përmbajtura dhe të moderuara duke mos rënë pre e përgojimit të së njëjtës natyrë që përdor  shkolla e vjetër politike që të shantazhon me biografi apo me sekuenca ngjarjesh. Mjafton të dëgjosh çfarë akuzash po adresojnë tani miqtë dhe aleatët e dikurshëm ndaj njëri tjetrit për të kuptuar sesa shumë abuzime janë kryer mbi dhe nën ligj. Të tjerat janë punë për prokurorinë dhe gjykatat. Derisa të vijë dita kur këto organe të veprojnë ne na mbetet të shohim e dëgjojmë.

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë