Argëtim

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen
 

TIRANË- Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe biznese. A është koha të flasim për sëmundje profesionale të reja? Kur flasim për suksesin në biznes, zakonisht imagjinojmë orë të gjata pune, përkushtim të palodhur dhe një ambicie të pashuar.

Megjithatë, rrallëherë flitet për anën e errët të kësaj përpjekjeje: ndikimin e padukshëm, por të thellë, që ka në shëndetin fizik dhe mendor të individëve.

Sëmundjet profesionale nuk prekin vetëm ata që punojnë në industri të rrezikshme si ndërtimi apo minierat, por edhe punonjësit e korporatave, drejtuesit e bizneseve dhe sipërmarrësit.

Nga stresi kronik te problemet muskulore dhe shqetësimet e shikimit, bota e biznesit fsheh rreziqe të shumta, që nëse nuk menaxhohen siç duhet, mund të shkatërrojnë jo vetëm karrierën, por edhe cilësinë e jetës.

Në një studim të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rezultoi se mbi 60% e të punësuarve raportojnë nivele të larta stresi në punë, një faktor kyç që ndikon në shfaqjen e depresionit, ankthit dhe sindromës së djegies profesionale (burnout).

Kjo nuk është thjesht një çështje individuale, por një problem që prek edhe bizneset: punonjësit e rraskapitur janë më pak produktivë, më pak inovativë dhe kanë më shumë gjasa të largohen nga puna.

Sipas një raporti të Gallup-it, kompanitë që nuk i kushtojnë vëmendje mirëqenies së punonjësve humbasin miliarda dollarë çdo vit për shkak të mungesave në punë dhe uljes së rendimentit.

Por nuk është vetëm stresi ai që dëmton profesionistët. Punonjësit që kalojnë orë të tëra ulur përballë kompjuterave përballen me dhimbje kronike shpine, probleme të qafës dhe çrregullime muskulore.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Shëndetit në Punë, rreth 75% e atyre që punojnë në zyrë kanë pasur dhimbje të paktën një herë gjatë vitit të fundit. Po ashtu, përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve dixhitale ka sjellë rritje të ndjeshme të problemeve në shikim.

Stresi në vendin e punës, një epidemi moderne

Një nga rreziqet më të zakonshme në mjediset korporative është stresi i lidhur me punën. Studime të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se stresi në punë është një nga faktorët kryesorë që çon në sindromën e djegies profesionale (burnout).

Kjo sindromë manifestohet me lodhje të vazhdueshme, cinizëm dhe efikasitet të ulët në punë. Sipas një raporti të Gallup-it, mbi 76% e punonjësve në nivel global përjetojnë stres të konsiderueshëm në vendin e punës, duke sjellë ndikim jo vetëm në shëndetin individual, por edhe në produktivitetin e kompanisë.

Në Shqipëri, ndërsa nuk ka të dhëna të sakta mbi ndikimin e stresit në punë, ekspertët e shëndetit mendor kanë vënë në dukje një rritje të rasteve të ankthit dhe depresionit te profesionistët e biznesit dhe drejtuesit e korporatave.

Sipas mjekes psikiatre Dr. Arjana Rreli, stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, – shpjegon ajo.

Dr. Rreli thekson gjithashtu se mungesa e mbështetjes psikologjike dhe kultura e mbingarkesës me punë janë faktorë që e përkeqësojnë këtë situatë.

“Shumë profesionistë ndihen të detyruar të punojnë përtej orarit të zakonshëm, duke sakrifikuar kohën për veten dhe familjen. Kjo e shton ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit”, shton ajo, duke thënë edhe se rastet e ankthit janë shtuar shumë vitet e fundit.

Për të shmangur efektet negative të stresit në punë, ajo rekomandon ndërgjegjësimin e punëdhënësve për të krijuar një ambient më të shëndetshëm dhe zbatimin e strategjive të menaxhimit të stresit për punonjësit.

Stresi në punë

Sipas mjekes psikiatre Dr. Arjana Rreli, stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik. “Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, – shpjegon ajo. Dr. Rreli thekson gjithashtu se mungesa e mbështetjes psikologjike dhe kultura e mbingarkesës me punë janë faktorë që e përkeqësojnë këtë situatë. “Shumë profesionistë ndihen të detyruar të punojnë përtej orarit të zakonshëm, duke sakrifikuar kohën për veten dhe familjen. Kjo e shton ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve të ankthit dhe depresionit”

Një nga sfidat më të mëdha për punonjësit e zyrave dhe drejtuesit e biznesit është mungesa e aktivitetit fizik, e cila lidhet ngushtë me stilin e jetesës sedentare.

Qëndrimi për orë të tëra ulur para kompjuterit, shpesh në një mjedis joergonomik, çon në një sërë problemesh shëndetësore, që variojnë nga dhimbjet muskulore deri te dëmtimet serioze të skeletit.

Sipas një studimi të Institutit Amerikan të Shëndetit Publik, mbi 60% e punonjësve që kalojnë më shumë se 6 orë ulur në ditë raportojnë dhimbje të shpinës dhe qafës. Përveç kësaj, mungesa e lëvizjes ndikon negativisht në metabolizëm, duke ulur qarkullimin e gjakut dhe duke rritur rrezikun për diabet dhe obezitet.

Ekspertët rekomandojnë një qasje të balancuar që përfshin përdorimin e karrigeve ergonomike, qëndrimin e drejtë dhe lëvizjen e rregullt gjatë ditës së punës.

Ushtrimet e lehta çdo 30-60 minuta, si shtrirjet ose ecjet e shkurtra, ndihmojnë në reduktimin e tensionit muskulor dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Sipas fizioterapistit Dr. Arjan Llaperi, puna sedentare është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në dhimbjet kronike muskulore dhe problemet posturale.

“Qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion, sidomos në një karrige joergonomike, shton ndjeshëm presionin mbi shtyllën kurrizore dhe mund të çojë në dëmtime afatgjata”, – thekson ai.

Dr. Llaperi sugjeron që punonjësit të bëjnë pauza të shkurtra për të kryer ushtrime të lehta dhe të bëjnë më shumë lëvizje në rutinën e tyre të punës.

“Nuk është e nevojshme të kalojmë orë të tëra në palestër, por edhe lëvizjet e vogla si ecja gjatë pushimeve apo qëndrimi në këmbë për disa minuta mund të bëjnë një ndryshim të madh në mirëqenien e përgjithshme”, – shton ai.

Disa kompani tashmë po eksperimentojnë me zgjidhje si tavolinat në këmbë ose modelet hibride të punës që reduktojnë kohën e kaluar ulur.

Në të ardhmen, pritet që organizatat të investojnë më shumë në mjedise pune më të shëndetshme për të përmirësuar mirëqenien dhe produktivitetin e punonjësve të tyre.

“Qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion, sidomos në një karrige joergonomike, shton ndjeshëm presionin mbi shtyllën kurrizore dhe mund të çojë në dëmtime afatgjata”, – thekson fizioterapisti Dr. Arjan Llaperi. Ai  sugjeron që punonjësit të bëjnë pauza të shkurtra për të kryer ushtrime të lehta dhe të bëjnë më shumë lëvizje në rutinën e tyre të punës.

Në epokën dixhitale, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve është bërë një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.

Nga kompjuterët dhe telefonat inteligjentë deri te tabletët dhe televizorët, sytë tanë janë në kontakt të vazhdueshëm me dritën blu, e cila mund të ndikojë në cilësinë e shikimit dhe shëndetin e përgjithshëm vizual.

Sindroma e shikimit kompjuterik është një fenomen që prek miliona punonjës në të gjithë botën dhe manifestohet me lodhje të syve, tharje, skuqje dhe dhimbje koke.

Sipas Shoqatës Amerikane të Optometrisë, mbi 50% e individëve që kalojnë më shumë se katër orë në ditë para një ekrani kanë shqetësime në shikim.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e syve, ekspozimi i tepërt ndaj dritës blu ndikon edhe në ritmin cirkadian, duke ndërhyrë në cilësinë e gjumit dhe duke shkaktuar lodhje të vazhdueshme.

Oftalmologia Dr. Stela Ceca thekson se ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve dixhitale mund të shkaktojë djegie dhe dhimbje të syve për shkak të uljes së shpeshtësisë së pulitjes së syve, duke i bërë ata më të thatë.

Për më tepër, pacientët shpesh ankohen për dhimbje koke dhe shikim të turbullt, të cilat lidhen me dritën e kompjuterit, defektet refraktive të pakorrigjuara dhe distancën e papërshtatshme të qëndrimit para ekranit.

Ajo thekson se për ata që punojnë për periudha të gjata para ekranit, këto shqetësime mund të bëhen një problem serioz. Për t’i parandaluar, ajo rekomandon që njerëzit të pulisin sytë sa më shpesh ose t’i lubrifikojnë me lot artificial.

Gjithashtu, është e rëndësishme të korrigjohen defektet e refraksionit duke përdorur syze të përshtatshme për kompjuter, të cilat kanë filtra për të mbrojtur nga drita blu dhe refleksi i ekraneve.

Ajo këshillon gjithashtu bërjen e pauzave çdo 20 minuta duke fokusuar shikimin në një distancë të largët për 20 sekonda, si dhe rregullimin e distancës dhe mënyrës së qëndrimit para kompjuterit, si dhe ndriçimit të ambientit të punës.

Një shqetësim i madh, sipas Dr. Ceca, është edhe ekspozimi i fëmijëve shqiptarë ndaj ekraneve që në moshë shumë të vogël për periudha të gjata. Ajo thekson se kjo ka ndikim negativ si në shikim, ashtu edhe në zhvillimin e trurit të tyre.

Studimet tregojnë se qëndrimi në ambiente të hapura për të paktën 12 orë në javë mund të ulë ndjeshëm shfaqjen ose përkeqësimin e miopisë. Ndërkohë, për shkak të punës së zgjatur para kompjuterit, gjithnjë e më shumë vihet re shfaqja ose përkeqësimi i miopisë edhe në moshë madhore.

 

Ekranet

Oftalmologia Dr. Stela Ceca thekson se ekspozimi i gjatë ndaj ekraneve dixhitale mund të shkaktojë djegie dhe dhimbje të syve për shkak të uljes së shpeshtësisë së pulitjes së syve, duke i bërë ata më të thatë. Për më tepër, pacientët shpesh ankohen për dhimbje koke dhe shikim të turbullt, të cilat lidhen me dritën e kompjuterit, defektet refraktive të pakorrigjuara dhe distancën e papërshtatshme të qëndrimit para ekranit.

 

Një rrezik i fshehur në korporata

Stresi kronik dhe stili i jetesës sedentare, të cilat karakterizojnë shumë profesione korporative, janë faktorë kryesorë që rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Presioni për të arritur objektivat, oraret e gjata të punës dhe mungesa e një rutine të rregullt të aktivitetit fizik ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës.

Sipas një studimi të American Heart Association, njerëzit që punojnë në mjedise me nivele të larta stresi kanë deri në 50% më shumë gjasa për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Faktorë të tjerë si dieta e varfër, konsumimi i lartë i kafesë dhe mungesa e aktivitetit fizik përkeqësojnë edhe më tej këtë situatë.

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar.

“Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, – shpjegon ai.

“Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Për të reduktuar rrezikun, ekspertët rekomandojnë që punonjësit të ndjekin një stil jetese më aktiv, të përfshijnë aktivitet fizik të rregullt në përditshmërinë e tyre dhe të kenë një dietë të balancuar me më pak yndyrë dhe më shumë ushqime të pasura me fibra dhe antioksidantë.

“Edhe ndryshime të vogla, si ecja për 30 minuta në ditë ose ngjitja e shkallëve në vend të përdorimit të ashensorit, mund të kenë një ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës”, – sugjeron Dr. Hasimi.

Ai shton se një ndër gjërat që vihen re te njerëzit në biznes është mungesa e ecjes, për shkak të angazhimeve ata lëvizin vetëm me makinë dhe kjo shton peshën e problematikave.

“Puna duhet të jetë e balancuar me kohën e pushimit dhe çlodhjes. Menaxhimi i stresit nuk është luks, por domosdoshmëri për të ruajtur shëndetin afatgjatë”, – përfundon Dr. Hasimi.

Kujdes zemrën!

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar. “Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, – shpjegon ai. “Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Një rrezik bashkëshoqërues

Një tjetër problem serioz që lidhet me stilin e jetesës sedentare të punonjësve të zyrave është mbipesha. Mungesa e aktivitetit fizik dhe zakonet e pashëndetshme të ushqyerjes, si ngrënia e ushqimeve të përpunuara ose vakteve të shpejta, çojnë në akumulimin e peshës së tepërt.

Studime të ndryshme tregojnë se mbipesha rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 dhe çrregullimeve metabolike.

Sipas Dr. Matina Çobo, mjeke nutriciente, mbipesha është një faktor kyç që ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme.

“Kur një individ mbart peshë të tepërt, kjo e vë trupin nën presion, duke rritur rrezikun e problemeve me zemrën, tensionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet metabolike”, shpjegon ajo.

“Për më tepër, stili i jetesës sedentare bën që kjo peshë të akumulohet më shpejt, duke çuar në pasoja afatgjata për shëndetin.”

Ekspertët këshillojnë ndërmarrjen e masave si rritja e aktivitetit fizik gjatë ditës së punës, krijimi i hapësirave për lëvizje dhe promovimi i një diete të shëndetshme në vendin e punës.

“Madje një pauzë e shkurtër për të ecur ose për të bërë ushtrime të thjeshta mund të ketë ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve”, – thotë Dr. Çobo.

“Një dietë e pasur me fruta, perime dhe ushqime të pasura me proteina dhe fibra mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme”.

Në një mjedis pune, është e rëndësishme që punonjësit të kenë mundësinë të ndërmarrin hapa për përmirësimin e shëndetit të tyre, duke krijuar një balancë midis aktivitetit fizik dhe një diete të shëndetshme për të zvogëluar rrezikun e mbipeshës dhe problemeve shëndetësore të lidhura me të.

Mbipesha

Sipas Dr. Matina Çobo, mjeke nutriciente, mbipesha është një faktor kyç që ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme. “Kur një individ mbart peshë të tepërt, kjo e vë trupin nën presion, duke rritur rrezikun e problemeve me zemrën, tensionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet metabolike”, shpjegon ajo. “Për më tepër, stili i jetesës sedentare bën që kjo peshë të akumulohet më shpejt, duke çuar në pasoja afatgjata për shëndetin.”

Një rrezik i nënvlerësuar

Përveç stresit dhe problemeve fizike, disa profesione përballen me rreziqe dermatologjike, si dermatiti i kontaktit. Ky është një inflamacion i lëkurës që shkaktohet nga ekspozimi ndaj kimikateve, metaleve ose substancave të tjera irrituese që gjenden në vendin e punës.

Sipas Shoqatës Britanike të Dermatologjisë, rreth 15% e punonjësve në sektorë si ai farmaceutik, kozmetik dhe ndërtimi përjetojnë probleme të lëkurës, të cilat mund të variojnë nga skuqjet e lehta deri tek inflamacionet e rënda dhe ekzemat kronike.

Disa produkte, si dezinfektuesit, latex-i i dorezave dhe produktet e pastrimit, mund të jenë shkaktarë të reaksioneve alergjike dhe irritimeve të lëkurës.

Sipas Dr. Gjystina Loloçi, mjeke dermatologe, rreziku i sëmundjeve dermatologjike është shpesh i nënvlerësuar në vendet e punës, sidomos në ato industri ku ekspozimi ndaj kimikateve është i lartë.

“Dermatiti i kontaktit është një problem që ka pasoja afatgjata, duke shkaktuar dhimbje dhe shqetësime, dhe në disa raste mund të bëhet kronik”, shpjegon Dr. Loloçi.

“Punonjësit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me kimikate ose substanca të tjera mund të kenë reaksione të menjëhershme ose të vonuara që ndikojnë në lëkurën e tyre”.

Masat mbrojtëse, si përdorimi i dorezave, aplikimi i kremrave mbrojtëse dhe hidratimi i rregullt i lëkurës, mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre problemeve.

“Për më tepër, edukimi i punonjësve për pasojat që mund të sjellin substancat e dëmshme është shumë i rëndësishëm”, – thotë Dr. Loloçi.

“Për kompanitë që operojnë në industri të rrezikshme për lëkurën, investimi në produkte më pak agresive dhe ofrimi i pajisjeve mbrojtëse për punonjësit është një hap i domosdoshëm për të reduktuar incidencën e dermatitit të kontaktit dhe për të përmirësuar mirëqenien në vendin e punës”.

Edhe lëkura

Sipas Dr. Gjystina Loloçi, mjeke dermatologe, rreziku i sëmundjeve dermatologjike është shpesh i nënvlerësuar në vendet e punës, sidomos në ato industri ku ekspozimi ndaj kimikateve është i lartë. “Dermatiti i kontaktit është një problem që ka pasoja afatgjata, duke shkaktuar dhimbje dhe shqetësime, dhe në disa raste mund të bëhet kronik”, shpjegon Dr. Loloçi.

 

Realiteti i paadresuar plotësisht

Në Shqipëri, njohja dhe trajtimi i sëmundjeve profesionale kanë qenë sfiduese. Vendi nuk disponon një sistem të mirëfilltë statistikor për sëmundjet në punë, duke e bërë të vështirë vlerësimin e plotë të situatës.

Megjithatë, një hap pozitiv është miratimi i një liste të re të sëmundjeve profesionale nga Këshilli i Ministrave, e cila përfshin 96 lloje sëmundjesh apo agjentë të ndryshëm kimikë që i shkaktojnë ato.

Një studim nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thekson se vendet me sisteme të mira monitorimi të shëndetit në punë kanë një ulje të ndjeshme të rasteve të sëmundjeve profesionale. Kjo nënvizon nevojën për të përmirësuar raportimin dhe ndërgjegjësimin mbi këto rreziqe në Shqipëri.

Valentina Telhaj, psikologe, thotë se në një kohë kur puna dhe biznesi kërkojnë përkushtim maksimal, kujdesi për shëndetin nuk duhet neglizhuar.

“Sëmundjet profesionale janë një realitet që prek çdo nivel të hierarkisë korporative dhe ndikojnë si në jetën personale, ashtu edhe në suksesin profesional.

Investimi në mirëqenien fizike dhe mendore nuk është vetëm një zgjedhje individuale, por edhe një domosdoshmëri për një mjedis pune të qëndrueshëm dhe produktiv. Ndërgjegjësimi dhe veprimi i hershëm janë çelësi për të shmangur pasojat afatgjata të këtyre sëmundjeve”- përfundon ajo.

Për të reduktuar rreziqet shëndetësore në mjediset e biznesit dhe korporatave, ekspertët rekomandojnë disa hapa të rëndësishëm:

Menaxhimi i stresit: Kompanitë duhet të krijojnë një kulturë pune që promovon mirëqenien mendore, nëpërmjet orëve fleksibël, programeve të menaxhimit të stresit dhe ndërgjegjësimit mbi shëndetin mendor.

Përmirësimi i kushteve ergonomike: Investimi në pajisje ergonomike dhe nxitja e lëvizjes së rregullt mund të ndihmojnë në uljen e problemeve muskulore.

Mbrojtja e shikimit: Përdorimi i syzeve mbrojtëse për ekranet dhe pushimet e shpeshta vizuale janë thelbësore për të ruajtur shëndetin e syve.

Monitorimi dhe raportimi: Krijimi i një sistemi efektiv të monitorimit dhe raportimit të sëmundjeve profesionale do të ndihmonte në identifikimin dhe trajtimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Sëmundjet profesionale janë çrregullime shëndetësore që lindin si pasojë e ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut në vendin e punës.

Në kontekstin e biznesit, karrierës dhe korporatave, individët përballen me një sërë rreziqesh që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Stresi në vendin e punës: Një nga rreziqet më të zakonshme në mjediset korporative është stresi i lidhur me punën.

Presioni për të arritur objektiva ambicioze, orët e gjata të punës dhe balancimi i përgjegjësive profesionale dhe personale mund të çojnë në sindromën e djegies profesionale (burnout), e cila karakterizohet nga lodhje e vazhdueshme, cinizëm dhe efikasitet i ulët në punë.

Çrregullimet muskulore dhe skeletore: Puna e zgjatur në pozicione statike, siç është qëndrimi ulur për periudha të gjata para kompjuterit mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, qafë dhe kyçe. Mungesa e ergonomisë së duhur në vendin e punës kontribuon në zhvillimin e këtyre çrregullimeve.

Problemet e shikimit: Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve dixhitale mund të shkaktojë sindromën e shikimit kompjuterik, e cila përfshin simptoma si lodhje e syve, tharje dhe dhimbje koke./Monitor.al

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë