Analiza

Andi Bushati: Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Andi Bushati

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në një frazë të vetme qëndrimet që mbajti gjatë një emisoni të tërë prijësja e listës së PS-së për Tiranën, Luljeta Bozo. Dhe së dyti për faktin se një debat të thellë shoqëror, si ai për trashigiminë e komunizmit, po e shohin si veglën e radhës, të përdorshme në funksion të betejës elektorale që po troket .

Le ti marrim ato me radhë.

Nisur nga polemikat që nxiti fraza e zonjës Bozo, se Enveri ka pasur më shumë të mira sesa gabime, kërshëria më nxiti ta dëgjoj të plotë qëndrimin e saj në studio. Aty nuk ishte e veshtirë të dalloje steriotipin e një njeriu nostalgjik për atë kohë, që e vlerëson planet përsëvjeçare, institutet shkencore, kaskadën e hidocentraleve mbi Drin dhe arsimimin masiv të brezave të tërë “që i bëri shumë të edukuar në universitetet tona të shkëlqejnë sot nëpër botë”. Gjithashtu tipike për një aradhë të tërë inxhinjerësh, mësuesish, zyrtarësh të asaj kohe ishte edhe keqardhja e znj Bozo, për shkollat e prishura, serat e shkatërruara dhe rafshimin e pthuajse çdo gjëje që u ndërtua në kohën e regjimit komunist.

Në këtë kuptim, Luljeta Bozo, përpara se të jetë dikush që duhet djegur në turrën e druve, është përfaqësuese e një pjese jo të vogël njerëzish, kryesisht të moshës së saj, që ka një mendim të ndryshëm për periudhën e Enver Hoxhës, nga ai që përbën gjykimin dominant të elitës së sotme të shoqërisë. Emisioni ku ajo mori pjesë, përpos frazës që u bë hit, tregoi këtë mendësi dhe këtë mentalitet, që e has rëndom në biseda shtëpiake apo kafenesh, por asnjëherë në diskurin publik.

Ky hendek, mes nostalgjikëve të shumë prej aspekteve të regjimit të shkuar dhe margjinalizimit që atyre u bëri shoqëria post komuniste e ka një shpjegim. Ai ka të bëjë, sa me ideologjinë mbisunduese të pas luftës së ftohtë, që rishkruajti një raport bardh e zi mes fitimtarëve dhe humbësve, sa me teorine e fundit të historisë dhe kapitalizmit ngadhnjimtar, po aq dhe mentalitetin shqiptar për të fshirë e sterosur ç’do gjë që kanë lënë pas sundimtarët e rrëzuar nga froni. Në këtë pikë edhe “demokracia jonë liberale” nuk ndryshon pothuajse aspak nga diktatura e dikurshme e proletariatit. Ne nuk i dhamë zë pakicës. Ne nuk bëmë kurrë në këto 30 vite një bilanc të thellë dhe real të trashigimisë së komunizmit. Ne u mjaftuam me klishenë e librit të zi të krimeve të tij.

Por, në këtë rishkrim të ri të historisë, të vendosur arbitrarisht dhe pa debat, pati nga ata që nuk e gjetën dot veten. Kështu, pak nga pak, u krijua profili i nostalgjikut të komunizmit. Në këtë masë amorfe hynte shumëkush që kishte kaluar vitet e rinisë së tij gjatë regjimit dhe dihet se si sublimohen kujtimet e asaj moshe në mendjen e gjithkujt. Aty gjendeshin të gjithë ata që në një farë mënyre patën ndryshuar statusin shoqëror. Ata që u mësuan të përshtaten në një jetë me rregulla, por e patën të pamundur ti mbijetojnë konkurencës së egër dhe ligjeve të tregut. Ata që patën një ide të rreme patriotike për vendin e tyre, por që papritmas u përballën me fatalitetin e të qenurit shqiptar në kufirin e një vendi tjetër.

Duke i shtuar këtyre edhe morinë e madhe të ish zyrtarëve, bijve të partizanëve, familjeve të heronjve të luftës dhe të punës që u shumuan më pas, atyre që merrnin tollonin pa radhë dhe autorizimin për lavatriçen me lehtësisht se të tjerët, kjo kategori nuk është fare e vogël. Po të fusim në këtë grup edhe ata që kanë mungesë empathie për vuajtjet e të tjerëve, që dimensionin e lirisë nuk e rendisin mes vlerave primare të një ekzistence, nuk kemi pse çuditemi me zmadhimin e kësaj pakice të heshtur në mesin tonë.

Problemi është se pjesa dominante nuk e përfilli kurrë zërin e tyre, qoftë edhe të gabuar. Në një farë mënyre, shoqëria, e dashuruar me dogmën e re, as nuk tentoi ti bindte, por i margjinalizoi ata. Shumë nga këta nostaligjikë zgjodhën në heshtje, si strehë të fundit, partinë socialiste, që e panë me zemër të thyer, si të vetmin ngushëllim për të konservuar atë që u pati mbetur nga rinia e tyre.

Znj. Bozo, jo me frazën e vetme që shqiptoi, por me gjithë botkuptimin e saj për atë kohë, është parfaqësuese e kësaj kategorie. Për këtë arsye ajo as nuk duhet liçuar për një fjalë goje, as i duhet kërkuar dorëheqja nga një pozicion që se ka marrë ende. Ajo duhet parë si mbrtëse e një mentaliteti me të cilin shoqëria jonë ka detyrimin të përballet.

Ne nuk e kemi më luksin, as ti anashkalojmë me neveri dhe përbuzje gjysëm shekulli të historisë sonë të përbashkët, as të ndëshkojmë ata që kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj saj.

Prandaj të gjithë ata antikomunistë të thekur, apo opozitarë radikalë që u sulën ndaj të parës së listës së PS-në në Tiranë, bënë gabimin elementar për të cilin akuzojnë kundërshtarët e tyre: mbylljen e gojës të dikujt që mendon ndryshe. Ata përdorën teknikën e vjetër të rduktimit të një mendësie në një togfjalësh, për ta goditur më lehtë artikuluesin e saj.

Ndërsa gabimi i dytë është më afatshkurtër dhe më i palogjikshëm taktikisht. Duke dashur të sulmojnë Luljeta Bozon, duke nisur një kryqëzatë të panevojshme ndaj enverizmit të ringjallur, duke e përdorur atë si një mjet kundër Edi Ramës në zgjedhje, ata po krijojnë një efekt bommerang. Nëse shumë prej atyre nostalgjikëve të komunizmit janë ftohur nga regjimi kleptokrat i Ramës, nëse ata e kanë parë veten po aq të lënë pas dore sa të tjerët përballë pandemisë, fatkeqësive dhe varfërisë, nëse ata janë ndjerë keq prej nderimeve që kryeministri i bëri kolaboracionistëve, një fushatë e re sigmatizimi rrezikon ti rikthejë me pahir në strofkën e përhershme.

Sulmet ndaj Luljeta Bozos dhe asaj që ajo përfaqëson, nuk janë të as të frytshme elektoralisht, as të dobishme shoqërisht. Sepse në zgjedhjet e 25 prillit ringjallja e fantazmës së Enverit është krejtësisht fallco. Ama pas tyre, në një situatë më të qetë, kur ka më tepër hapsirë për thellim dhe mendim alternativ, po, ne kemi nevojë për debatin real dhe të munguar mbi trashigiminë e komunizmit. Dhe aty natyrisht duhet dëgjuar edhe mendimi i asaj që do të jetë zgjedhur deputete e Tiranës. /Lapsi/

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë