Analiza

ANALIZA/ Andi Bushati: Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Nga Andi Bushati

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës,Vjosa Osmani mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend ndoshta që nga koha e Nikita Hrushovit.

Askush më parë, po askush, nga Serbia apo nga Greqia qoftë, nuk ka ndërmarrë ndonjë udhëtim zyrtar, për të masakruar politikat e ndjekura nga një njeri i vetëm.

Asnjë shef shteti apo qeverie nuk ka zbarkuar në Tiranë me një paketë kundëershtuese ndaj të gjitha qëndrimeve të lidhura me Kosovën, që një shumicë parlamentare ka imponuar në politikën e jashtme të këtij vendi.

Po të qëmtohen me vëmendje mesazhet duket sikur Vjosa Osmani ka nisur rrugën drejt Tiranës, jo për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, por për të asgjësuar Edi Ramën.

Në një analizë të plotë (lexo poshtë) Lapsi.al i ka renditur të gjitha ato që tha presidentja në detyrë e Kosovës.

Ajo lëvizi çdo gur për të theksuar se afërsia e kryeministrit tonë me Aleksandar Vuçiçin, po e pengon dënimin e gjenocidit serb të kryer në kohën e Millosheviçit. Deri këtu, kjo qasje, ndonëse e vë në vështirësi të madhe Ramën, duke kërcënuar planet e përbashkëta që ai ka thurur me presidentin serb, për të sunduar të dy rajonin, mund të duket e drejtë dhe racionale. Në situatën ku gjendet, me liderët aktualë të UÇK-së të burgosur në Hagë, Prishtina është në drejtën e saj të kërkojë nga Shqipëria ndihmë në ribalancimin e situatës dhe mbështetje ndërkombëtare.

Pra, ndonëse Edi Rama do paguante gjithçka për ta shmangur adresimin publik të kësaj kërkese, një president i Kosovës ishte i dënuar ta artikulonte publikisht atë.

Por, e keqja është se në axhendën e Vjosa Osmanit, nuk qe vetëm kërkesa për dënimin e gjenocidit serb.

Ajo u pasua, aty për aty, me një tjetër kritikë të ashpër ndaj një çështjeje të cilës Edi Rama i ka vënë gjoksin. Ajo u kujdes të theksojë se mini-shengeni ballkanik i shërben më shumë Serbisë sesa dy vendeve tona. Ajo e tha këtë pikërisht në Tiranë, në të njëjtin vend ku pak muaj më parë Vuçiç e fshikulloi mikun e tij Edi, se kompleksohej nga liderët e Prishtinës për të mbrojtur këtë projekt të së ardhmes.

Pyetja që shtrohet është a mund ta evitonte Vjosa Osmani këtë thikë të dytë në shpinë ndaj Ramës? A mund ti kërkonte ajo llogari mbrojtësit të kësaj ideje në Shqipëri, kur qeveria e Prishtinës dhe shumica e partive politike që e mbështesin atë, kanë nënshkruar pro saj në zyrën ovale, në prani të Donald Trump?

Provë se presidentja në detyrë e Kosovës nuk tregoi asnjë dashamirësi për ta kursyer kryeministrin tonë ishte edhe fakti se ajo nuk harroi të dënojë aventurën e e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro serb, përmes shkëmbimit të territoreve. Atë që Rama dikur e quajti si një mundësi që të jepet njëherë në jetë, për hir të së cilës ia vlente të kundërshtohej edhe Anxhela Merkel (lexo linkun poshtë), Osmani e etiketoi si “të tmerrshme”, pa harruar të shtojë se ajo shpërblente Serbinë që ka kryer genocidin që këtej nga anët tona po rrefuzojnë ta njohin.

Pyetja tjetër që shtrohet është: a e shmangte dot Vjosa Osmani rihapjen e kësaj teme që tashmë të gjithë e pranojnë se është tejkaluar dhe nuk përbën më rrezik? A shërbente për gjë tjetëër shtimi edhe i kësaj çështjeje në paketë, veçse për të goditur Edi Ramën?

Natyrisht renditja e këtyre fakteve nuk të lejon të kesh asnjë mëdyshje për qëllimin e vërtetë të vizitës së saj. Duke nxjerrë para publikut duart e lidhura të Tiranës zyrtare për të dënuar genocidion serb, duke denoncuar rolin e saj për mini -shengenin dhe përfshirjen në aventurën e ndryshimit të kufijve, Vjosa Osmani e vizatoi cullak Edi Ramën.

Për ato që tha dhe qëndrimet që mbrojti, askush nuk mund ta akuzojë atë për hipokrizi dhe gënjeshtër. Ajo çka na përplasi në fyryrë është e vërteta që se luan as topi.

Por ka një problem. Gjithçka do të ishte OK, sikur ato ti thoshte qoftë një intelektual i pavarur, apo qoftë edhe një politikan kryetar partie. Ndërsa, kur ato artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit të Kosovës, pesha është tejet më e rëndë. Sepse askush më parë, asnjëherë, nuk ka zbarkuar në Tiranë duke përdorur të tilla tone dhe me një axhendë kaq të qartë për goditjen e një njeriu të vetëm.

Këtë e bëri Vjosa Osmani duke përmbysur raportet e brishta mes lirisë për të thënë të vërtetën dhe vetëpërmbajtjes që obligon arsyeja shtetërore. Pasi pavarësisht se ndoshta Edi Rama e meriton përmendjen e të gjitha atyre që u thanë, konkluzioni që do të mbahet shënim nga kjo vizitë është shumë i rëndë. Ai dëshmon se qeveria e Tiranës është vënë në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës. Dhe kjo është tepër për të qenë në axhendën e takimit të çdo kryetari shteti. Aq më tepër kur miku vjen nga Prishtina. /Lapsi/

Open Youtube

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë

“Vrasësit me pagesë janë bërë të pazbulueshëm”, Arben Hajdarmataj: Policia duhet të shtojë vëmendjen

“U qëlluan me breshëri nga ura e Shkozës deri te…”/ Gazetari zbardh dinamikën e atenatit

Eugen Beci: Të miturit nuk kanë lidhje me veprimtari kriminale për t’u qëlluar

Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, Bodlli: U paguan 2 mijë euro që të mos arrestohej...

???? Detaje për atentatin ndaj 4 të rinjve, ish prokurori: Ja pse ishte lajthitje në objektiv

Atentati në Tiranë,4 të rinj të plagosur/ Beci: Ngjarje shumë e rëndë,të miturit s’kanë lidhje me...

Nga Dubai në ekzekutimin në Athinë, gazetari zbulon detaje nga vrasja e Roan Brahimit

A është rikthyer organizata e Ervis Martinajt? Gazetari: Prendi ishte kundërshtar i tij...

“Papa Françesku ishte njeri i thjeshtë”, Dom Marjan Gjinesha: Ai dha shumë mesazhe për paqen në botë